Kosova
Forumi për Investime në Prizren, sjell 60 biznese nga Diaspora dhe të huaja
Sipas Destanit, diaspora është një nga pistonët më të fuqishëm dhe me anë të një koordinimi të vazhdueshëm, ajo mund ta bartë rolin udhëheqës për ekonominë e atdheut
5, 6 dhe 7 korrik do të jenë datat në të cilat do të zhvillohet Forumi i Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, i cili organizohet në Prizren nga organizata Germin në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe partnerë të tjerë, të cilët do të sjellin së bashku 60 biznese nga diaspora dhe vendet tjera.
Folës kryesor i kësaj ngjarje është Lazim Destani, Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, themeluar më 2019 nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë. Si sipërmarrës i suksesshëm, filantrop dhe mbështetës entuziast i popullit shqiptar, ai në mes të tjerash do të ndajë me pjesëmarrësit dhe të ftuarit, praktikat dhe përvojat e mira të shfrytëzimit të potencialit të investimeve të diasporës.
Sipas Destanit, diaspora është një nga pistonët më të fuqishëm dhe me anë të një koordinimi të vazhdueshëm, ajo mund ta bartë rolin udhëheqës për ekonominë e atdheut, përcjell albinfo.ch.
Pas hapjes zyrtare nga Haskuka dhe fjalimit të Destanit, folësit e tjerë do të jenë Pandeli Majko – Ministër i Shtetit për Diasporën, znj.Liza Gashi drejtoreshë e organizatës Germin dhe znj.Nora Hasani drejtoreshë menaxhuese në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Në këtë forum si të parin e këtij lloji në nivel lokal, Komuna e Prizrenit gjatë ditës së dytë (6 korrik), do të prezantojë vizionin dhe projektet kapitale për investitorët potencial të këtij qyteti.
Disa nga projektet që do të prezantohen janë: Parqet e Biznesit (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve) & Zona Ekonomike; Vizioni për Reciklimin dhe Ngrohtoren e Qytetit, Strategjia e Turzimit (Projekti i Teleferikut), Reforma në Shërbimet Administrative (One Stop Shop), etj. Ndërsa në pjesën e dytë organizohen 3 panele të cilat do të mbahen në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ish-kampi i KFOR-it Gjerman). Në këto panele të diskutimit do të trajtohet ambienti biznesor në Kosovë, potenciali i Diasporës, dhe mundësitë e krijimit të urave bashkëpunuese për investime. Këto aktivitete do të mbahen më 6 korrik 2019. Takimet Bizneset tek Bizneset (B2B), dhe lansimi i Zyrës së Diasporës do të jenë aktivitet përmbyllëse të cilat mbahen më 7 korrik 2019.
Forumi i Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit hapet më 5 korrik 2019, nga ora 19:00 (regjistrimi) në kompleksin e “Lidhjes së Prizrenit”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













