Lajme
Kosova me 270 mijë të papunë
Sipas të dhënave nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, shkalla e papunësisë në vend është 30,9 për qind ose 270 mijë të papunë
Statistikat zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, thonë se shkalla e papunësisë në Kosovë arrin në 30,9 për qind, ndërsa deri në fund të muajit shkurt 2014, numri i të papunëve i regjistruar në Departamentin e Punësimit arrin në 270 238 të papunë. Kjo shifër tregon se papunësia në Kosovë është më e madhja në Evropë.
Sipas Departamentit të Punësimit, rreth 125 mijë e të papunëve janë femra. “Vetëm në muajin janar dhe shkurt 2014, numri i personave të regjistruar si të papunë të rijnë është 3383 punëkërkues, prej tyre femra janë 1462”, citon “Zëri” përfaqësuesit e Departamentit të Punësimit.
Ndërkaq, si të punësuar nëpërmjet Zyrës së Punësimit në periudhën janar – shkurt 2014, janë regjistruar 429 punëkërkues, prej tyre femra janë 149, derisa për muajin mars dhe prill ata nuk kanë kthyer përgjigje.
Pikërisht, hapja e vendeve të punës është motoja e liderëve politik gjatë fushatës zgjedhore. Duke e parë se kjo çështje elektrizon masën, secili liderë po premton shifra marramendëse të punësimit.
Kryeministri në ikje Hashim Thaçi premtoi 200 mijp vende të reja pune, ndërsa zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe lideri i opozitës, Isa Mustafa nga 150 mijë.
Ndërsa ish kryeministri Ramush Haradinaj po premton gjithashtu qindra mijëra vende pune e po ashtu edhe pagën mujore 1000 euro.
Mirëpo të gjitha këto shifra i ka demantuar menaxheri për Kosovën nga Banka Botërore (BB), Jan Peter Olters. Ai tha për “Zëri”, se është e pamundur të krijohen 200 mijë vende pune në një vend siç është Kosova.
Olters ka shtuar gjithashtu se vetëm nëse ndodh ndërrimi i Qeverisë, Kosova do të ketë shanse që të fillojë të diskutojë për një strategji afatmesme ose afatgjatë me BE-në për investimet e jashtme.
“Shpresoj që me një qeveri të re Kosova do të ketë një shans që të fillojë për të diskutuar për një strategji afatmesme ose afatgjatë, duke përfshirë një kuptim çfarë është në funksion dhe roli në sektorin privat në çfarë mënyre për të rritur produktivitetin në këtë vend”, ka shtuar Olters.
Ai tha se është shumë vështirë për të realizuar këto shifra për vende pune shtesë, sepse sipas tij, është sektori privat që do t’i krijojë këto vende pune, e në këtë vazhdë qeveria duhet të përmirësojë ambientin për bizneset.
“…Në qoftë se keni një investim të madh do të krijoheshin shumë vende pune, por në qoftë se jo, s’ka vende pune. Por, është një lidhje mes rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës, në fund të fundit në fokus duhet të jetë klima e biznesit dhe investimeve dhe të gjitha reformat që ndihmojnë në këtë fushë”, deklaroi ai.
Olters tha se Kosova ka shumë potencial për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik, për të shpejtuar rritjen e ekonomisë, por është e nevojshme për të përforcuar elementet në fushën ligjore.
“Për Bankën Botërore është e nevojshme për të mbrojtur stabilitetin makrofiskal dhe financiar, që është një element kyç për rritjen ekonomike që kemi pasur, është e nevojshme për të përmirësuar klimën e biznesit me infrastrukturë, kurse te institucionet publike është zbatimi i ligjit…”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












