E-Diaspora
Dokufesti, në Hamburg me programin “Typical Balkan”
Edicioni i 30-të i Festivalit të Filmit të Shkurtër në Hamburg mbahet nga 3 deri më 9 qershor 2014
Festivali i Filmit dhe Dokumentarit “DokuFest” prezanton një program me filma të shkurtër nga Ballkani në edicionin e 30-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Hamburg, njëri nga evenimentet më të mëdha të filmit në Gjermani.
Programi Typical Balkan është kuruar nga programeri i filmave të shkurtër të DokuFest, Samir Karahoda dhe fokusohet në ngjarje origjinale nga filmëbërësit nga Ballkani.
Typical Balkan përfshin: ORFEJ nga Tina Smalceij, DROP BY SOMETIME nga Kosara Mitic, BUHAR nga Abdurrahman Oner, MATANË LUMIT nga Sabir Kanaqi, RABBITLAND nga Ana Nedeljkovi dhe Nikola Majdak,jr, BALLKONI nga Lendita Zeqiraj dhe SVE TO nga Branislav Milatovic.
I themeluar në vitin 1985, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Hamburg i ka rrënjët në skenën e pavarur të filmit. Që nga themelimi i tij, festivali ka si qëllim të përballet me sfidat e prezantuara nga zhvillimet e reja në teknologji, shoqëri dhe në estetikë.
Për këtë arsye festivali gjithmonë ka prezantuar produkte të reja, të panjohura. të jashtëzakonshme dhe kontradiktore. Rreth 14.000 vizitorë shohin mbi 400 filma në kategoritë konkurruese ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe në programet e kuruara, të cilat përfshijnë filma bashkëkohor pranë filmave më të hershëm avangardië. Edicioni i 30-të i Festivalit të Filmit të Shkurtër në Hamburg mbahet nga 3 deri më 9 qershor 2014.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











