Zhvillim
BB ndan 25.5 milionë dollarë për shëndetësinë kosovare
Mjetet prej 25.5 milion dollarësh do të realizohen gjatë pesë viteve të ardhsme, ndërsa sipas ministrit të Shëndetësië, Ferid Agani, gjysma do të shkojnë për kujdesin parësor
Për të përmirësuar shëndetin primar të nënave dhe fëmijëve si dhe dhe për të përimësur shërbimet për sëmundjet jo ngjitëse në Kosovë, Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv i Bankës Botërore ka miratuar një projekt shëndetësor, në vlerë prej 25.5 milionë dollarësh amerikanë.
Vendimi i Bankës Botërore është pritur me kënaqësi nga autoritetet shëndetësore në Kosovë.
“Mjetet prej 25.5 milion dollarë do të realizohen gjatë pesë viteve dhe gjysma e tyre do të jetë e dedikuar për mbështetjen e shërbimeve shëndetësore në nivelin e kujdesit parësor shëndetësor nëpërmjet stimulimit të performancës së këtyre shërbimeve, derisa një pjesë për funksionalizimin e shërbimit profesional për nëna dhe fëmijë, derisa një pjesë për shërbimin farmaceutik në vend”, tha ndërka, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.
“Synimi themelor i këtij projekti është ngritja e kapaciteteve të fondit të sigurimeve shëndetësore në vend dhe themelimi i sistemit publik të sigurimeve shëndetësore”, thekson Agani.
Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë se ndihma prej 25.5 milionë dollarë që do t’i dedikohet sistemit shëndetësor kosovar, do të jetë një ndihmë e madhe.
Sami Uka, zyrtarë në këtë organizatë jep hollësi të tjera.
“Organizata Botërore e shëndetësisë mbështet Bankën Botërore për mbështetjen e sektorit shëndetësor me ndihmë financiare, sidomos për shëndetin e nënës dhe fëmijës përkundër përparimeve të konsiderueshme në këtë fushë. Por na gëzon në mënyrë të veçantë fakti se kjo ndihmë do të mbështet në mënyrë të veçantë kujdesin parësor në zhvillimin shëndetësor për nënë dhe fëmijë”, deklaoi ai për REL.
Sipas Bordit të Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore, Kosova ka disa nga rezultatet më të dobëta shëndetësore në Evropë. Sidoqoftë, projekti prej 25.5 milionë dollarë do të zbatohet brenda një periudhe pesë vjeçare.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve














