Shkurt.ch
Këta janë shefat që fitojnë 250 herë më shumë se punëtorët e tyre
Severin Schwann, kryemenaxher i Roche ka fituar 15.65 milionë franga në vitin 2018. Paga më e ulët vjetore në kompaninë e tij ka qenë rreth 60 mijë franga, që tregon një dallim 257 me 1
Pagat e kryemenaxherëve të kompanive të mëdha të Zvicrës në periudhën 2011-2018 janë rritur për 19 për qind. Këtë përfundim e ka nxjerrë Federata e punëmarrësve e Zvicrës, Travail Suisse në studimin e saj të realizuar këtë vit. Në këtë studim janë marrë për bazë të dhënat për pagate e shefave të 26 kompanive më të mëdha zvicerane, shkruan sda.ch.
Sipas po këtij studimi, pagat e të punësuarve “normalë” gjatë kësaj periudhe 7 vjeçare janë rritur mesatarisht vetëm 4.3%, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo e ka zgjeruar edhe më shumë jazin në mes të pagave më të ulëta dhe atyre më të larta, në ndërmarrjet përkatëse dhe në ekonominë zvicerane.
Dallimet më të mëdha në mes të pagave maksimale dhe minimale janë konstatuar te ndërmarrjet si Roche (Koncern farmaceutik) dhe banka UBS. Në këto dy kompani, shefat fitojnë mbi 250 fish më shumë se punëtorët me pagat më të ulëta.
Severin Schwann, kryemenaxher i Roche ka fituar 15.65 milionë franga në vitin 2018. Paga më e ulët vjetore në kompaninë e tij ka qenë rreth 60 mijë franga, që tregon një dallim 257 me 1.
Ngjashëm duken krahasimet edhe te ndërmarrjet tjera të mëdha, transmeton albinfo.ch. Kështu, shefi i bankës më të madhe të Zvicrës, UBS, Sergio Ermotti fiton 252 herë më shumë se punëtorët e tij me paga më të ulëta ndërsa Tidjane Thiam, shefi ekzekutiv i bankës Credit Suisse, ka fituar 224 herë më shumë se të punësuarit e tij në fund të listës.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













