Integrimi
Çmimi “Diaspora 2014” për Fehmi dhe Sara Fetahin
Pas Michelin Calmy Rey, Xherdan Shaqirit dhe Ueli Leuenberger, me këtë çmim nderohen afaristët Fehmi dhe Sara Fetahi
Duke vazhduar traditën e re të çmimit “Diaspora”, këtë vit ai do t`i ndahet çiftit të afaristëve, Fehmi dhe Sarah Fetahi nga Altbüron-i i Lucernit.
Ky çmim i cili fituesve të tij u dorëzohet më 10 maj, ka filluar të ndahet në vitin 2011. Fituesit e tij të deritashëm kanë qenë: ish presidentja e Zvicrës Micheline Calmy Rey, (2011), futbollisti Xherdan Shaqiri (2012) dhe deputeti nacional e veprimtari i njohur zviceran Ueli Leuenberger (2013.
“Duke u përcaktuar për çiftin Fetahi, është pasur parasysh plotësimi i spektrit të ftuesve të deritashëm edhe me sferën e biznesit gjegjësisht ekonomisë. Deri tash i kemi pasur dy politikanë dhe një futbollist të shquar, tash i kemi edhe dy njerëz të njohur nga ekonomia. Por, më shumë se kaq, ata janë njëherësh edhe sinonim i integrimit të shqiptarëve në Zvicër”, shprehet ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj, bartës i aktivitetit të ndarjes së çmimit “Diaspora”.
Sipas tij, këtë herë çmimi ndahet në vendin ku çifti Fetahu ka arritur atë për çka është bërë i njohur: në selinë e ndërmarrjes që është ngritur dhe udhëhiqet prej tyre “Fetaxid”, në Altbüron.
Pos ambasadorit dhe stafit tjetër diplomatik, në solemnitetin e ndarjes së çmimit do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë Stefan Sarkany etj.
Për të ftuarit do të këndojë edhe këngëtarja e njohur shqiptare-zvicerane e xhazit, Elina Duni.
Pos për afarizmin e tyre të suksesshëm të zhvilluar në Zvicër dhe në Kosovë Fehmiu dhe Sara janë të njohur edhe për humanizmin e tyre të treguar në vepër. Siç është e njohur tashmë nga opinioni, ata në shumë aksione humanitare në Kosovë kanë marrë pjesë aktive duke dhënë me zemërgjerësi donacionet e tyre.
Prej disa vitesh në komunën e Gjilanit vepron kompleksi turistik rekreativ “Vali Ranch”, që është investim i çiftit Fetahu. Ky kompleks është bërë një tregues për shfrytëzimin e suksesshëm të resurseve turistike dhe ngritjen e vlerës së një regjioni.
Autore e veprës skulpturale të çmimit të Diasporës është arkitektja nga Berna, Shpëtime Kamberi.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













