Turizëm
877 turistë të huaj vizitojnë qendrat historike të Shqipërisë
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm në kalatat 4 dhe 5 të portit të Durrësit u ankoruan kroçerat “La Belle De L’Adriatique” dhe “Seven Seas Voyager”, me 877 turistë gjithsej.
Sic raportoi ATSH, turistët e organizuar në grupe dhe nën kujdesin e operatorëve turistikë janë nisur me autobusë drejt qyteteve të Krujës, Beratit dhe Tiranës, ku do të vizitojnë qendrat historike dhe muzeale.
Një pjesë e tyre kanë preferuar të qëndrojnë në Durrës për të vizituar Muzeun Arkeologjik të qytetit si dhe Amfiteatrin antik.
Autoriteti Portual Durrës ka krijuar të gjitha kushtet për sigurinë edhe lëvizjen e turistëve në territorin portual, raporton ATSH.
Që nga fillimi i këtij viti në portin më të madh të vendit janë ankoruar 11 kroçera me 2194 turistë gjithsej – bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në APD.
Nga agjencia e lundrimit “Intermed Shipping” mësohet gjithashtu se kroçera “La Belle De L’Adriatique” me një gjatësi prej 110 metra mbërriti në Durrës dje paradite, pas dy ndalesave në Sarandë dhe në Vlorë, ndërsa në mbrëmje vonë do të niset për në portin e Tivarit (Mali i Zi). Me këtë kroçerë po udhëtojnë 154 turistë nga shtatë vende të Evropës, 135 prej të cilëve nga Zvicra.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













