Shqipëria
Shqipëri-Zvicër-OSBE, marrëveshje për të asistuar Parlamentin e Shqipërisë
Qeveria e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje për zbatimin e programit mbështetës për Parlamentin dhe për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje. Marrëveshja është nënshkruar mes Shqipërisë, Zvicrës dhe OSBE-së dhe do të sigurojë punë të përbashkët për përmirësimin e funksioneve të Parlamentit. Ambasadori zviceran në Shqipëri, Adrian Maitre, ka thënë se kjo marrëveshje ndihmon ndërtimin e institucioneve demokratike. Ai ka thënë se projekti synon të zhvillojë Parlamentin për ta kthyer në një institucion me performancë më të mirë. Ministrja e Shqipërisë për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, deklaroi se është kënaqësi për të që është arritur kjo marrëveshje.
Spiropali ka falënderuar Ambasadën e Zvicrës për kontributin e dhënë dhe OSBE për mbështetjen e vazhdueshme.
Ambasadori Bernd Borchardt theksoi se marrëveshja do të ketë si fokus një administratë parlamentare më efiçiente dhe më efektive.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4













