Shqipëria
Çfarë thonë shqiptarët, kur do të anëtarësohen në BE
Marzhi i gabimit për këtë anketim është +- 2.2 % me një interval besueshmërie 95%
Teksa Bashkimi Evropian ka shtyrë vazhdimisht vendimin për të hapur apo jo negociatat me Shqipërinë, qytetarët e vendit nuk janë shumë optimistë se do të arrijmë të bëhemi pjesë e BE-së brenda kësaj dekade.
Vendimi pritet në shtator ose tetor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, derisa IDRA Research & Consulting ka realizuar një sondazh për të matur pritshmërinë e shqiptarëve për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.
Rreth gjysma e shqiptarëve mendojnë se Evropa është larg rreth 10 vjet ose më tepër. Ndërkohë rreth 40% e tyre besojnë se Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian për rreth 5 vjet ose më pak, transmeton ‘monitor’.
Pjesa tjetër, ajo më pesimiste, që përbehet nga 11% e të anketuarve mendojnë se Shqipëria asnjëherë nuk do t’ia dalë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht faktit se shumica e shqiptarëve e shohin të largët ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vlen të theksohet fakti se Shqipëria vendi më pro Bashkimit Evropian mes vendeve aspirante (Shqipëri, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia).
Ky anketim është realizuar nëpërmjet një kampionimi përfaqësues kombëtar të përbërë nga 1000 të anketuar me anë të metodës ballë për balle. Marzhi i gabimit për këtë anketim është +- 2.2 % me një interval besueshmërie 95%.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













