Integrimi
Ashpërsohen procedurat e azilit
Bosnja, Maqedonia dhe Serbia do të klasifikohen si "shtete të sigurta", për ta shkurtuar qëndrimin në Gjermani të azilkërkuesve të refuzuar nga këto vende të Ballkanit
Me një projektligj të Qeverisë gjermane azilkërkuesit nga shtete të tilla duhet të llogarisin që kërkesat e tyre do të përpunohen me shpejtësi dhe kërkesa për azil do të refuzohet në shumicën e rasteve si “qartësisht e pabazë”, shkruan DW.
“Ne duam ta pakësojmë me këtë hap numrin e azilkërkuesve nga këto shtete”, e argumentoi ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere (CDU) motivin për propozimin e tij të miratuar nga kabineti.
De Maiziere tërhoqi në këtë drejtim vëmendjen për praktikën që ndiqet në Britaninë e Madhe, në Francë dhe në Belgjikë. Atje, një procedurë e tillë ka kohë që është e zakonshme.
Qeveria e justifikon projektligjin e saj ndër të tjera me argumentin se në vendet e prekura nuk ka përndjekje, tortura, dhunë arbitrare ose trajtim çnjerëzor dhe poshtërues.
Romët në këto vende vërtet diskriminohen, por nuk përndiqen. Vitin e kaluar ishin më shumë se 20 mijë persona nga këto vende të përmendura që shtruan kërkesë për azil në Gjermani, numri i përgjithshëm ishte më shumë se 100 mijë njerëz.
Pasojat për të prekurit e refuzuar nga “shtete të sigurta të origjinës” janë të rënda. Atyre u mbetet vetëm një javë kohë për të paraqitur ankesë. Por edhe ankesa nuk ua ndalon kthimin. Gjykatat administrative kanë të drejtë të urdhërojnë ndalimin e dëbimit vetëm nëse ekzistojnë dyshime serioze në seriozitetin e vendimit. Nga trajtimi i përshpejtuar i procedurave të azilit për vendet e sigurta të origjinës synohet të përfitojnë azilkërkues nga shtete në krizë si Siria, procedurat e të cilëve zgjatin aktualisht me muaj.
Shumë organizata të refugjatëve kanë kohë që paralajmërojnë për rrezikun e së ashtuquajturës rregullore për shtetet e treta.
Drejtuesi i organizatës “Pro Asyl”, Günter Burkhardt i tha agjencisë gjermane të lajmeve, dpa se në këto vende ka shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, korrupsion, shkelje të lirisë së shtypit dhe struktura që nuk funksionojnë në sistemin juridik. Dhuna ndaj grave dhe sulmet kundër homoseksualëve nuk janë diçka e rrallë.
Që prej vitit 2012, 90 për qind e kërkesave për azil nga këto tri shtete ballkanike janë refuzuar në fakt në procedurë të përshpejtuar, kritikon Pro Asyl.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht












