Kosova
Këshilli i Ministrave thotë se s’ka viza, taksa duhet të hiqet
I ashpër dhe shumë kritik për Qeverinë e Kosovës dhe shtegun nëpër të cilin po ecën Kosova drejt integrimeve evropiane është seksioni i Konkluzave të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për vendin, që pothuajse në asnjë pikë nuk pajtohet me praktikat qeverisëse të Qeverisë Haradinaj

“Vendimi lidhur me propozimin për liberalizimin e vizave është duke u shqyrtuar aktualisht nga Këshilli”, ndërsa “përmbyllja pa shtyrje të mëtejshme të marrëveshjes me Serbinë, me lehtësimin e Përfaqësuesit të Lartë, është qenësore që Kosova dhe Serbia të lëvizin në shtigjet respektive evropiane. Taksa 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë duhet të hiqet menjëherë”.
Këto janë pikat kryesore të Konkluzave të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian që do të miratohen në mbledhjen e sotme dhe të cilat televizioni kosovar Klan Kosova i ka siguruar në tërësinë e tyre, përcjell albinfo.ch.
Ato përçojnë sinjalet më të këqija për Kosovën qyshkur janë dhënë për herën e parë.
Të ashpra, të qarta dhe shqetësuese, ato duhet të jenë sirena alarmi për qeverinë ngaqë në plotninë e tyre përshkruhen nga kërkesa për t’i bërë veprimet ndryshe nga që po bëhen aktualisht.
Në trembëdhjetë nga katërmbëdhjetë pikat të cilat i ka miratuar Këshilli, kërkohet ndryshim – qoftë një dinamikë e re, qoftë një pozicion ndryshe nga ai që aktualisht mban Qeveria e Kosovës. Pra, kërkohet që Qeveria e Kosovës t’i adresojë ndryshe problemet.
Kritikat e Këshillit të Ministrave janë veçanërisht të ashpra për taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për punësimet e njerëzve me precedentë penalë (dhe të dënuarit për krime lufte), për mosimplementimin e Asociacionit, për mosçeljen e Urës së Mitrovicës, dhe për mënyrën si po trajtohet Gjykata Speciale.
Por, për Qeverinë e Kosovës pjesa më e rëndë duhet të jetë ajo tek pika e fundit, që flet për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit, që përmbyllet me fjalinë se ky vendim akoma është duke u shqyrtuar.
Siç është bërë e qartë, sa i përket taksës kërkesa është e palëkundur: ajo nuk është në frymën europiane dhe po e pengon bashkëpunimin rajonal, e rrjedhimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Konkluzat e Këshillit adresojnë po ashtu edhe kritikat, që deri tani kësaj qeverie i janë bërë nga shoqëria civile, për mungesën e vendosmërisë në trajtimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Këshilli mbetet i shqetësuar për ndërhyrjet politike në emërimet e pamerituara dhe shpreh keqardhje për caktimin e njerëzve të dënuar për krime lufte në pozita të tilla, që është në kundërshtim me vlerat europiane”.
Fjalë të mira ka për aprovimin e disa ligjeve të rëndësishme, por të cilat duhet të implementohen.
Duke adresuar kritika të shumta në plotninë e pjesës për Kosovën, Konkluzat e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian shprehin mospajtimin e BE–së për rrugën dhe mënyrat që po përdor Kosova, si paralajmërim për pozicionin që do të mbahet në çështjet që lidhen me agjendën europiane të vendit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Samiti zhvillohet nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama...
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026