Lajme
Prishtina mëson praktikat belge të menaxhimit
Përfaqësuesit e Komunës së Prishtinë dhe bashkë me përfaqësuesit e qytetit Antwerpen të Belgjikës diskutuan për planifikimin strategjik urban të qytetit
Përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës kanë mësuar të martën nëpërmjet një punëtorie, strategjitë që përdorin administratorët belg në menaxhimin e hapësirave publike dhe në urbanizimin e qyteteve. Ata bashkë me përfaqësuesit e qytetit Antwerpen të Belgjikës mësuan planin e veprimit operativ.
Kjo punëtori kishte të bënte me planifikimin strategjik urban të qytetit, dhe për mundësitë e rikrijimit të hapësirës publike në funksion të të mirës së përgjithshme.
“Kjo ishte vetëm një nga shumë punëtoritë që do t’i kemi në katër vitet të ardhshme për sa i përket mënyrës së si do ta zhvillojmë qytetin e Prishtinës, se si do t’ua kthejmë qytetin qytetarëve. Pra, folëm se si qyteti ta bëjmë një të mirë të përbashkët, se si ta zhvillojmë e ta mirëmbajmë atë bashkërisht”, tha nënkryetari Prishtinës, Dardan Sejdiu.
Ai e falënderoi ish-kryetarin e qytetit Antwerp, drejtorin e urbanizmit të këtij qytetit, si dhe profesorët e tjerë të pranishëm, për përvojat e ndara me ne në këtë punëtorë me ç’rast prezantuan shumë çështje me të cilat janë ballafaquar gjatë planifikimit urban në këto 15 vite të fundit.
“Mësimet që dolën nga kjo punëtori, janë mësime të mëdha për ne si qytet, dhe janë në funksion të zhvillimit të përgjithshëm të kryeqytetit të Republikës së Kosovës”, tha në fund Sejdiu, duke falënderuar kështu edhe drejtuesin e zyrës belge në Kosovë, i cili e mundësoi një organizim të tillë të frytshëm, në të mirë të Komunës sonë.
Ish-kryetari i qytetit Antwerp, Patrick Janssens u shpreh i impresionuar me angazhimin e qeverisjes së re komunale në Prishtinë për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
“Hapësirat publike janë hapësirat më të rëndësishme në një qytet, të cilat na takojnë të gjithëve dhe në të cilat duhet të kontribuojmë të gjithë së bashku. Në vendet ku qytetarët kujdesen për hapësirat e tyre publike, vetë qytetarët janë më të bashkuar. Për ne ka qenë e rëndësishme organizimi i një diskutimi mes palëve të ndryshme në të mirë të planifikimit të qytetit”, tha ai.
Ai tha se është i impresionuar me vendosmërinë dhe ambicien e qeverisjes së re për ta bërë Prishtinën një qytet më të mirë. “Shpresojmë se do të kthehemi prapë dhe do të gjejmë mënyrat se si të ju ndihmojmë në këtë drejtim”, deklaroi Janssens.
Në punëtorinë e sotme prezantuan edhe drejtori i Urbanizimit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, drejtori i Agjencisë për Planifikim Urban në Antwerp, Hardwin De Wever, si dhe profesori i Universitetit të Antwerp, Dirk Lauwers.
Çështjet që u preken më shumë lidheshin me gjendjen aktuale të urbanizmit në Komunën e Prishtinës dhe nevojën për ndryshim e planifikim më të mirë, planifikimi dhe menaxhimi i projekteve urbane në Antwerp gjatë 15 viteve të fundit, si dhe planifikimi urban i qëndrueshëm i lëvizshmërisë së popullatës.
“Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me diskutime të tilla dhe bashkëpunime me qytete të suksesshme të cilët, sfidat që i kemi ne sot, i kanë kaluar dhe i kanë zgjidhur më parë, si rezultat i punës së mirë dhe i angazhimit të përgjithshëm”, u tha gjatë punëtorisë.
Ndryshe, ky është trajnimi i parë praktik që zyrtarët e komunës së Prishtinës ndjekin nga administratorët belg. Edhe ideja e kryetarit shpend Ahmeti ka qenë që në kryeqytet të sjell ide novative që përdoren kryesisht qytetet në vendet e Bashkimit Evropian.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










