Lajme
Kosovë, stimulohet prodhimi i Asparagut
Për kultivimin e asparagut, Kosova ofron kushte të përshtatshme klimatike dhe si kulturë ka potencial të jetë mjaft profitabile, thonë fermerët
Me ofrimin e këshillave bujqësore dhe mbështetjes financiare, fermerët vendorë po arrijnë që përveç kulturave tradicionale, të kultivojnë edhe shumë kultura të reja bujqësore. Njëra ndër këto kultura është asparagu, i cili me ndihmën e USAID-dit, po kultivohet edhe në Kosovë.
Për kultivimin e asparagut, Kosova ofron kushte të përshtatshme klimatike dhe si kulturë ka potencial të jetë mjaft profitabile. Kështu u tha të premten në një konferencë për media ku u prezantua asparagu i prodhuar nga fermerët kosovarë.
Mbështetjen financiare për kultivimin e kësaj kulture bujqësore e ka dhënë programi i USAID-it nëpërmjet programit “Mundësitë e Reja për Bujqësi”, ndërsa përfitues kanë qenë 11 fermerë të cilët kanë mbjell 10.6 hektarë me asparag.
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, vlerësoi se puna e bërë bashkë me USAID-in, ka ndikuar në ndryshimin e mendësisë së të bërit agrobiznes, ku sipas tij, me mbështetjen e dhënë kanë bërë që njerëzve brenda sektorit t’u hapen shtigje të reja.
“Unë konsideroj se gjatë viteve të fundit, sidomos me USAID-in, kemi pasur mundësinë që të krijojmë shtigje të reja për fermerët dhe në mënyrën më të mirë të mundshme kemi realizuar bashkërisht jo në tërësi, por në masë të madhe dy objektiva, atë që lidhet me zëvendësimin e prodhimeve të importuara dhe atë që lidhet me rritjen e potencialit eksportues”, tha Stravileci.
Sipas tij, produktet e prezantuara në treg janë dëshmia më e mirë se investimi në kultura të reja bujqësore ka dhënë rezultat. “Njëri prej këtyre ndryshimeve është edhe rritja e numrit të agrobizneseve, nga 164 sa ishte në vitin 2009, në 780 të tilla në vitin 2013”, ka thënë ministri Stavileci.
Ndërkaq, drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket, ka thënë se përmes programit “Mundësitë e Reja për Bujqësinë”, kanë arritur të ndihmojnë shumë fermerë për kultivimin e shumë kulturave të reja bujqësore, në mesin e tyre edhe asparagun.
“Asparagu si një kulturë e re bujqësore është mundësuar nga programi ynë, ku përmes tij kemi përkrahur 11 fermerë për mbjelljen e 10.6 hektarëve me asparag dhe krahas kësaj ne do të fillojmë të zgjerohemi edhe më tej me përkrahjen tonë”, ka thënë Shauket.
Ndryshe, asparagu është një bimë barishtore, e cila në Kosovë kultivohet kryesisht në komunën e Pejës, Obiliqit, Vushtrrisë, Mitrovicës, Lipjanit, Istogut, Prishtinës dhe Kamenicës.
Prodhimtaria e asparagut gjatë këtij viti arrin në 600 kilogramë dhe deri më tash kultivuesit e saj, siç u tha në prezantim, kanë arritur të shesin rreth 400 kilogramë asparag në tregun vendor.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












