Zhvillim
Krijohet rrjeti i bizneseve të diasporës në Angli, Kanada dhe SHBA
Me qëllim fuqizimin dhe lidhjen e bizneseve së diasporës, Ministria e Diasporës vazhdon të organizojë takime për krijimin e rrjeteve të biznesit të diasporës.
Në vazhdën e aktiviteteve të saj, Ministria e Diasporës, me qëllim të fuqizimit dhe lidhjes të bizneseve të diasporës, organizon takimin për krijimin e rrjetëzimit të bizneseve të diasporës në Angli, Kanada dhe SHBA, bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp nga kjo ministri.
Takimi i parë, ai në Britani të Madhe do të mbahet më 19.04.2014, me fillim nga ora 18:00 në Hotel Russell, Russell Square
EC1B 5BE
Takimi i dytë mbahet në Kanada. Ai organizohet më 21.04.2014 nga ora 18:00, në Toronto Marriott Hotel Eaton Centre
525 Bay Street, Toronto, ON M5G 2L2
Takimi i tretë mbahet në SHBA, gjegjësisht në Chicago, më 25.04.2014, nga ora 18:00, në Diplomat West Banquet Hall
Chicago, IL.
Ftohen përfaqësuesit e bizneseve të Diasporës të marrin pjesë në këtë forum i cili do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve me bizneset e tjera.
Tashmë rrjete të biznesit të diasporës janë krijuar gjithkund ku gravitojnë shqiptarët : Zvicër, Gjermani, Austri, Nju-Jork, Itali, Slloveni e Kroaci, Francë dhe vendet e Beneluksit, thuhet në fund të komunikatës së Ministrisë së Diasporës.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











