Bota
Pse kandidatit për Kryeministër të Britanisë mund t’i ndalohet hyrja në SHBA
Njëri nga kandidatët për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, deklaroi se 20 vjet më parë kishte përdorur kokainë dhe shpresonte që kjo gjë të mos pengonte garën e tij politike.
Por problemet për rrëfimin e tij të sinqertë duket se kanë nisur të dalin në sipërfaqe. Atij mund t’i pengohet hyrja në SHBA, për shkelje të rregullave të vizave, të cilat të detyrojnë që t’iu përgjigjesh pyetjeve nëse kanë shkelur ndonjëherë ligjet që lidhen me zotërimin, përdorimin ose shpërndarjen e drogave ilegale, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
“Zyrtarët e FBI-së dhe DEA-s kanë konfirmuar se autoritetet amerikane mund të përdorin rrëfimin e Gove për ta penguar atë që të udhëtojë drejt SHBA-së”, njoftoi Sunday Times.
Vizita e fundit publike e Gove në SHBA ishte të intervistonte Donald Trump para se të merrte drejtimin e vendit në janar 2017. Specialistja amerikan i të drejtës së emigracionit, Susan McFadden, pohoi se pranimi i Z. Gove mund ta bënte ‘të padëshirueshëm’ në SHBA.
“Kjo nuk ka të bëjë me pranimin e tij që ka përdorur drogë, por faktin që ai ka gënjyer më parë në aplikimin për vizë”, tha McFadden, për Sunday Times.
Gove u zotua të heqë TVSH-në dhe të sjellë një taksë më të ulët të shitjes për të stimuluar biznesin pas Brexit. Ai pretendoi se plani i tij ekonomik është shtyrë nga nevoja për të sjellë investime shtesë, për të rritur produktivitetin dhe për të përmirësuar situatën në gjithë vendin.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore















