E-Diaspora
Shkodran Osmanaj, anëtar i ri i Orkestrës Simfonike të Bernës
Pas audicionit te suksesshëm, Shkodran Osmanaj do të jetë pjese e Orkestrës Simfonike të Bernës për sezonin 2019/2020.
Edhe pse fillimisht llogaritet si praktikë, në fakt është një mundësi e mirë për të qenë anëtar i përhershëm i kësaj orkestre, e para së gjithash, një përvojë shumë e mirë për Shkodranin.
Shkodran Osmanaj, nga Prishtina, i cili rrjedh nga një familje muzikantësh, ka rreth dy vjet që është student i nivelit Master në Fakultetin e Arteve në Bernë.
Ai gjatë studimeve të tij ka qenë mjaft aktiv në koncerte të ndryshme anembanë Evropës.
Në audicionin e mbajtur pak kohë më parë për një instrumentist të Kontrabassit në Orkestrën Simfonike të Bernës, sipas jurisë, Shkodrani ishte bindshëm më i mirë se 8 kandidatët e tjerë, duke fituar kështu një vend në këtë orkestër.
Ai po ashtu, që nga viti 2012 është anëtar edhe i Filarmonisë së Kosovs, ku angazhohet në raste të caktuara.
Më parë ka qenë edhe anëtar i orkestrave rinore, si ajo italiane, shqiptare dhe Mediterane.
Orkestra Simfnike e Bernës ka një traditë prej 140- vjetësh, dhe në mësin e saj nga rreth 100 muzikantë dhe muzikante nga 20 kombe të ndryshme të botës. Duke pasur shpesh në mesin e saj edhe yje botërore, ka bërë që kjo orkestër të jetë shpesh prezente me koncerte si brenda apo edhe jashtë Zvicrës (Gjermani, Angli, Kinë etj).
Ndërsa pjesë kulminante e çdo sezoni është padyshim koncerti në qiell të hapur e që mbahet çdo vit në sheshin para Pallatit të Parlamentit Federal në Bernë (Bundesplatz).
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











