Zhvillim
Stimulohen investitorët, deri 7 vjet pa taksa
Ekonomisti Naim Gashi tha për “albinfo.ch” se krijimi i lehtësirave për investime është inkurajuese për investitorët. Ai tha se nga ky vendim mund të përfitojë kryesisht bujqësia
Qeveria e Republikës së Kosovës së shpejti do të aprovojë një urdhëresë administrative me të cilin do të lehtësoj investimet në Kosovë. Kjo pako lehtësirash parashikon që investitorët e huaj apo vendorë, të cilët hapin vende të reja pune deri në 150 veta, të lirohet shtatë (7) vjet nga tatimet.
Kjo pako e lentimeve investitive, siç thuhet, do të rritë konkurrueshmërinë por edhe do të tërheq investitorë të jashtëm.
Këtë vendim e konfirmoi ministri i Financave, Besim Beqaj gjatë një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, kryetarin e Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, kryetarin e Komunitetit të Biznesit, Agim Shahini, si dhe drejtorin ekzekutiv të Odes Ekonomike Amerikan-Kosovare, Arian Zeka.
Ministri Beqaj tha se bashkë me komunitetin e biznesit janë marrë vesh që të jenë së paku 4 kategori të lehtësirave.
“Kategoria e parë përfshinë investime të reja mbi 10 milionë euro dhe krijim mbi 150 vende pune, e cila do të ketë pushim nga taksat për 7 vjet. Për investimet që do të shkojnë deri në 10 milionë euro dhe krijojnë së paku 100 vende pune, do të aplikohet pushimi nga taksat së paku për 5 vjet”, tha ai, citon KP.
Ndërsa për investime të reja prej 2 deri në 5 milionë euro dhe së paku 50 vende të reja të krijuara për punësim, lirimi nga taksat, sipas Beqajt, do të jetë për 4 vjet.
“Për investime deri në 2 milionë euro, që ka të bëjë me investimet e vogla, me biznese të të rinjve, të grave dhe biznese të tjera, por që hapin së paku 30 vende pune, lirimi nga pagesa e taksave do të jetë për 3 vjet”, deklaroi mes tjerash ministri i Financave, Besim Beqaj.
Ky vendim i Qeverisë është përshëndet edhe nga eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi.
Ai për “albinfo.ch” se praktikat e krijimit të lehtësirave për investime, janë inkurajuese për investitorët e brendshëm, por edhe ata të jashtëm. Në rastin e Kosovës si vend në tranzicion, lehtësirat e tilla, sipas tij, janë të domosdoshme sidomos kur Kosova është një mjedis konkurrent me vendet tjera.
“Edhe vendet e rajonit bëjnë lehtësira të ngjashme. Heqja e taksave për ata që investojnë në krijimin e vendeve të punës është inkurajuese për sektorin e prodhimit si gjenerator i punësimit dhe përmirësimit të bilancit tregtar me vendet e jashtme”, deklaroi Gashi, sipas të cilit, nga vendim qeveritar, mund të përfitojnë sidomos bujqësia dhe ndërmarrjet e vogla shërbyese.
Në pyetjen se a duhet të ndryshojnë edhe politikat fiskale për t’i joshur më shumë investimet e huaja, ai tha se sa i përket politikave fiskale, viteve të fundit ka pësuar ndryshime në favor të bizneseve që gjenerojnë punësim.
“Por, kjo nuk është e mjaftueshme sidomos për bizneset fillestare apo siç i quajnë në zhargonin ekonomik “start up biznese”. Ata që fillojnë biznese në vitet e para kanë nevojë për mbështetje për kthimin e investimeve, ndërsa kur fillojnë fitimin kanë mundësi për të paguar taksa për shtetin”, tha Gashi.
Kosova, sipas tij, ka potenciale të mëdha për gjenerim të vendeve të punës brenda dhe jashtë vendit, sidomos diaspora e cila, sië potenco profesori i ekonomisë, ka potencial financiar për investime, por kërkohet krijimi i kushteve dhe garancive për investimet e tyre.
E-Diaspora
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













