Shkurt.ch
3 orë e gjysmë pritje para tunelit Gotthard
Ndërsa kolona pritëse ka arritur gjatësinë maksimale prej 18 kilometrash, njofton Touring Club Schweiz
Rruga kryesore që zviceranët dhe evropianët tjerë i çon drejt jugut dhe drejt pushimeve, ajo që kalon përmes Tunelit Gotthard, sikur para çdo feste, edhe sot ka qenë më e gjatë dhe e mundimshme se zakonisht. Kështu, ata që ia kanë mësyrë jugut për festën e krishterë të Rrshajave (Pfingsten) është dashur të kenë shumë durim, shkruan srf.ch.
Deri në tri orë e gjysmë ka zgjatur pritja para portës veriore të tunelit të famshëm ndërsa kolona pritëse ka arritur gjatësinë maksimale prej 18 kilometrash, njofton Touring Club Schweiz, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa në natën e mbrëmshme në autostradën e Gothhard-it A2 në Kantonin Uri një veturë është përplasur në mburojën e rrugës dhe për pasojë, shoferi i saj ka pësuar lëndime të rënda. Pas këtij aksidenti, autostrada ka qëndruar disa orë e bllokuar dhe kjo ka bërë që të krijohen kolona të gjata deri në 10 kilometra.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














