Shkurt.ch
Treni i mallrave shkel dy të rinj në Aarau
Dy të rinj të nacionalitetit afgan kanë vdekur të enjtën e kësaj jave në stacionin e trenit në Aarau.
Kjo pasi që dy të rinjtë 18 dhe 21 vjeç kishin filluar një debat dhe zënkë mes vete ku më pas kishin kaluar gardhin ku po vraponin nëpër shina dhe ishin shkelur nga një tren i mallrave
Një punonjës i kioskit pranë stacionit të trenit i cili kishte qenë dëshmitar i zënkës tregon se çfarë kishte parë: “Në orën dhjetë, pashë tre ose katër të rinj që debatonin në stacion”.
Punonjësi nuk i kishte kuptuar se për çfarë po kapeshin pasi që sipas tij “ata po flisnin arabisht”.
Lagjia e stacionit ishte tronditur, përshkruan rastin gazeta 20 minuta përcjell Albinfo.ch.
Mjekja 28-vjeçare, Michaela Maskalinova, jeton në afërsi të stacionit të trenit në Aarau për rreth tre vjet.
“Unë nuk isha në shtëpi në kohën e aksidentit, por është e tmerrshme kur dy të rinj të tillë janë vrarë”. Ajo kurrë nuk mendoi se trenat do të përbënin një rrezik të tillë.
Disa njerëz të rinjtë i përshkruajtën si djem të mirë e të zellshëm.
Një mik i 21 vjeçarit e kishte përshkruar se: “Ai gjithmonë ndihmonte kur dikush kishte probleme, ai ishte i zellshëm, i mirë dhe shkonte në Shkollën Kantonale të Formimit Profesional (KSB).” Ai jetonte në një strehë azili në Baden – 18-vjeçari në një apartament të përbashkët në Frick AG . “Ai gjithashtu shkonte në KSB dhe ishte gjithmonë shumë i vëmendshëm”, thotë S.
Dy afganët jetonin nën statusin e pranimit të përkohshëm në Zvicër, siç raportojnë policia kantonale në Aargau. Rrethanat e sakta të aksidentit do të sqarohen më tutje ndërsa policia nuk ka indikacione për ndonjë krim.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











