Futboll
Kombëtarja në Islandë, Reja kërkon pikë në debutim
Me temperatura dukshëm më të ulëta se ato që i rezervoi Shqipëria dhe përgatitjet në Frankfurt, kombëtarja shqiptare e futbollit i ka mbyllur kolaudimet për eliminatoren e radhës në Euro 2020.
Të shtunën në 15:00 me orën shqiptare, kuqezinjtë do të impenjohen në Reikjavik ndaj Islandës, e treta përballje në grupin H të fushatës kualifikuese.
“Shpresoj që në fushë të marrim një rezultat të mirë. Kjo do të na jepte besim dhe do t’u tregonte futbollistëve që puna e tyre nuk shkoi dëm. Do të më pëlqente që të hynim në fushë vetëm për të fituar. Kemi një rival që ka organizim të mirë. Sigurdson në veçanti është mirë në anën teknike dhe fizike, por ne do të bëjmë lojën tonë”, tha Reja, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Trajneri Reja premtoi se në fushë të shtunën ndaj nordikëve do të jenë dy sulmues në formacionin shqiptar, të cilin ende nuk e ka vendosur. Shqipëria dhe Islanda janë në të njëjtën kuotë pikësh, nga 3 secila në grupin H të eliminatoreve Euro 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri













