Futboll
Një lojtar nga Kosova kërkon fitoren e Malit të Zi dhe një nga Mali i Zi, të Kosovës
Fatos Beqiraj, në krye të sulmit të Malit të Zi, në duel me Arijanet Muriqin në portën e Kosovës.
Një situatë e tillë pritet të ndodhë më shumë se një herë në ndeshjen që të premten mbrëma (sonte, 20:45) e luajnë Mali i Zi dhe Kosova në stadiumin në Podgoricë, shkruan sot Koha Ditore, përcjell albinfo.ch.
Fare lehtë ka mundur të jetë ndryshe – Beqiraj të jetë në sulmin e Kosovës, e Muriqi në portën e Malit të Zi.
Beqiraj është lojtar i lindur dhe i rritur në Kosovë, Muriqi është me prejardhje nga Mali i Zi. Rrethana të caktuara kanë bërë që Beqiraj të luajë për Malin e Zi e Muriqi për Kosovën.
Beqiraj, 31-vjeçar, njihet si sulmues i fuqishëm, që ka bërë karrierë në vende të ndryshme.
Aktualisht luan për Maccabi Netanyan në Izrael. Ka nisur karrierën në Pejë, te Shqiponja, vazhdoi te Besa, e më pas një fazë të zhvillimit e kaloi te Buduqnosti i Podgoricës.
Sa luajti për Buduqnostin iu bashkua fillimisht Përfaqësueses U-21 të Malit të Zi e shpejt edhe Përfaqësueses A. Më pas ka luajtur gjatë te Dinamo Zagrebi në Kroaci, e më pas te Changchun Yatai në Kinë, Dinamo Minsk në Bjellorusi, Dinamo Moska në Rusi dhe Mecheleni në Belgjikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













