Kosova
Brnabiq nuk kërkon falje që liderët e Kosovës i quajti “njerëz të dalë nga mali”
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk ka kursyer fjalorin më të egër ndaj shqiptarëve e liderëve të tyre, gjatë një interviste për transmetuesin publik të Serbisë, RTS-në. Po ashtu ka thënë se nuk ndien nevojë të kërkojë falje për deklaratën e saj se në negociatat me Prishtinën, Beogradi ka punë me “njerëz që sapo kanë zbritur nga mali“. Ajo ka deklaruar se nuk do të kërkojë falje për këtë deklaratë, meqë e konsideron për të vërtetë, citohet nga mediat serbe.
Ajo nuk ka hezituar të thotë se “do të dëshiroja të mos isha e detyruar të jem në të njëjtën hapësirë me Haradinajn, porse kjo është punë imja për shkak të paqes dhe stabilitetit”.
Bërnabiq ka shtuar se “udhëheqësit e Prishtinës do t’i quaja njerëz nga ushtria sikur të mos kishin qenë pjesëtarë të grupit terrorist”.
“Unë nuk di si t’i quaj ata njerëz, e të më kuptojnë se me kë kemi punë. Është tepër e vështirë, ndërsa është parë se është gati e pamundur që me ata njerëz të negociohet. Ata vetë e thonë se nëse nuk ia dalin që Serbia ta njohë Kosovën, do të kthehen në mal”, është shprehur ajo, duke shpërfaqur kështu gjithë mentalitetin nacional-shovenist të pafrenueshëm.
Sipas saj ajo do të dëshironte që negociatat e palës tjetër t’i udhëhiqnin profesorët. “Kam miq shqiptarë… Fatmir Limajn, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn nuk i respektoj dhe do të dëshiroja që të mos isha e detyruar të jem në të njëjtën hapësirë me Haradinajn, por kjo është puna ime për shkak të paqes e të stabilitetit dhe të ardhmes së gjeneratave të reja”, është shprehur kryeministrja serbe.
Ajo është shprehur e zemëruar ndaj Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që “e detyrojnë si grua të ulet me njerëz përgjegjës për gjërat më të këqija“, transmeton Koha.net, përcjell albinfo.ch.
E pyetur se çfarë pret nga samiti në Paris, ajo është përgjigjur se “nëse organizohet nga Franca, do të jemi atje”.
Ka thënë se nuk e di “pse flitet për rikufizim, kur nga pala tjetër askush nuk flet për kompromis, e as për diçka tjetër pos për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Reagimet ndaj deklaratave të tilla, shumë fyese për shqiptarët, të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, kanë qenë të ashpra jo vetëm nga pala shqiptare, por edhe nga personalitete të respektuara të skenës politike ndërkombëtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














