Shkurt.ch
“Trenat e natës”, mund të rikthehen në Zvicër
Javën e kaluar një zëdhënës i Swiss Rail njoftoi për transmetuesin zviceran SFR se, kompania hekurudhore po diskuton për rifutjen e trenave të distancë të largët
15 vjet më parë, Zvicra kishte një rrjet të gjerë trenash gjatë natës me destinacione, përfshirë Romën, Barcelonën, Brukselin, Amsterdamin, Berlinin, Hamburgun, Kopenhagën, Vjenën, Budapestin, Pragën, Zagrebin dhe Moskën. Progresivisht gati të gjitha këto u mbyllën, shkruajnë mediat zvicerane.
Sot të vetmet të mbetura, nga Cyrihu në Hamburg, Berlin, Vjenë, Budapest, Pragë, Grac dhe Zagreb, drejtohen nga Austrian Rail, përcjell albinfo.ch.
Interesimi në udhëtimin me tren në distancë është duke u rritur përsëri duke pasur parasysh përparësitë e tij mjedisore, përcjell tutje albinfo.ch.
Kjo ndikon te mjedisi, pasi ambienti është më i pastër, derisa njerëzit do të përdornin më pak vetura për udhëtime të gjata, pasi do të udhëtonin me tren.
Megjithatë, është shumë herët për Swiss Rail të japë detaje të planeve të saj.
Një nga sfidat për hekurudhën me tren mund të jetë kosto. Një kërkim në minutën e fundit për udhëtimin nga Cyrihu në Berlin që mbërrin të nesërmen në mëngjes dha një fluturim të menjëhershëm në mëngjes për 117 franga zvicerane dhe një biletë treni brenda natës për 175 franga zvicerane, për një udhëtar me një kartë zvicerane me çmim të ulët.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













