Futboll
Cana thotë se kombëtarja e Shqipërisë mund të bëjë më shumë
Në prag të dy ndeshjeve të radhës eliminatore për Evropianin e vitit 2020, Lorik Cana, ish- kapiteni i kombëtares kuqezi, në një intervistë për “Ora e Tiranës” ka folur për gjendjen aktuale të kuqezinjve dhe ka vlerësuar trajnerin e ri të Shqipërisë, Edi Reja.
“Kjo kombëtare mund të japë akoma më shumë. Është një pjesë e lojtarëve, që mund të them kocka, ajo ekzistuese, dhe mund t’i marrim akoma më shumë. Ka eksperiencë dhe shpresojmë që në të ardhmen të jetë e suksesshme. Do të jetë ndoshta në vështirësi pas ca vitesh pasi të mbarojë gjenerata e evropianit, ndoshta do të çalojë, por akoma mund të na japë kënaqësi dhe krenari për disa vite”, tha Cana.
Cana foli edhe edhe për trajnerin e ri të kombëtares Edi Reja.
“Është një nga trajnerët që ka më shumë eksperiencë në Itali dhe në mbarë kontinentin tonë, Nuk ka eksperiencë jashtë Italisë përvçse tek hajduku i Splitit por ka aq eksperiencë sa t’i marrë më të mirën grupit. Nëse djemtë arrijnë ta ndjekin dhe cilësitë e tyre dhe të trajnerit dalin, besoj që për një kohë të shkurtër mund të bëjmë gjëra shumë të mira”, tha Cana.
Cana ka thënë se kombëtarja duhet të marrë së paku 4 pikë nga dy sfidat e radhës, në datën 8 qershor kundër Islandës dhe në datën 11 qershor kundër Moldavisë.
“Unë besoj që nuk kemi filluar në mënyrën më të mirë, patjetër sepse humbja me Turqinë na lë mbrapa me një konkurrent direkt për vendin e dytë. Sepse Franca do të dominojë grupin dhe ka një cilësi, përveç kampion bote, ka cilësi më shumë se të tjerat. Por besoj me Turqinë dhe Islandën janë dy kundërshtarë që nuk i kemi shumë larg në nivel. Humbja me Turqinë na ka prishur punë në garë. E kryem detyrën ne në Andorra dhe tani janë përballje direkte me kundërshtarë që së paku jashtë fushës së tyre, në Islandë është shumë vështirë për çdo kundërshtar, mirë do ishte të kthehemi të paktën me 1 pikë, që është komplet e realizueshme se nuk ka shumë diferenca dhe të kryejmë detyrën me Moldavinë. Trajneri Reja tha që do kishte firmosur për katër pikë, edhe unë do kisha firmosur për katër Ditë. Çunat e dinë që kanë për detyrë të fitojnë me Moldavinë, edhe kjo me Islandën ka rëndësi…”, përfundoi Lorik Cana./Top Channel
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve Në mes të një vale të nxehti, qeveria austriake ka rënë dakord ta bëjë më të... -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët















