Kosova
Presidenti Thaçi kritikon BE-në për paragjykim dhe diskriminim karshi Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Bashkimi Evropian nuk po tregohet i drejtë me Kosovën karshi shteteve të tjera të rajonit në rrugën për integrim. Këto kritika Thaçi i bëri në Forumin “To be Secure” në Mal të Zi, ku u diskutua e ardhmja e rajonit dhe sfidat me të cilat përballet.
“Pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, marrëveshjes së Prespës, komunikimit mes shteteve të rajonit, rajoni është në rrugë të sigurt për të ardhmen atlantike. Unë jam veçanërisht i pakënaqur, që pavarësisht punës së mirë që ka bërë Kosova, Bashkimin Evropian po bënë vlerësime të standardeve të dyfishta për Kosovën. Por alternativa jonë është e vetmja e ardhmja për Bashkim Evropian”, tha presidenti Thaçi.
Thaçi ka kritikuar edhe Paketën vjetore të Zgjerimit nga Komisioni Evropian, duke theksuar se tash e 10 vjet Kosova thuhet se është në fazë fillestare të zhvillimit në shumë fusha.
“Tash e 10 vite në raportin e progresit fillon me “early stage” sikur me qenë kopje 2008 me 2019. Unë e di që dikush ka rezerva në këtë drejtim por së paku të na e hapin perspektivën”, tha Thaçi.
Ai shtoi se izolimi që i është bërë Kosovës po konsiderohet si diskriminim dhe paragjykim nga BE-ja.
Ndryshe, edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë, po konsiderojnë se Kosova po e humb betejën drejt integrimit në BE, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Pakoja vjetore e zgjerimit përcakton përparimin që kanë bërë vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Kosova, e cila mbetet ende e fundit në procesin integrues, në pakon vjetore të zgjerimit, është kritikuar për shkak të vendosjes së taksës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, vendim ky që e mbanë atë përgjegjëse për pengimin e tregtisë së lirë, si një prej parimeve kryesore të BE-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas














