Futboll

Xhaka: Vërtet e dhimbshme që nuk arritëm ta fitojmë trofeun

Futbollisti shqiptar që luan për Arsenalin, Granit Xhaka, u është drejtuar me një mesazh tifozëve të klubit, pas humbjes së mbrëmshme ndaj Chelsea në finalen e Europa League. 

Ai me këtë rast ka shprehur keqardhjen që me bashkëlojtarët nuk arritën ta fitojnë këtë garë evropiane.

“Vërtet e dhimbshme që nuk arritëm ta fitojmë trofeun”. 

Xhaka ka falënderuar tifozët për mbështetjen e dhënë mbrëmë në Baku të Azerbejxhanit. 

Arsenal as pas 13 vjetëve nuk arriti të marrë një trofe evropian.