Zhvillim
Gjermania, donatori më i madh në Kosovë
Që nga viti 1999, qeveria gjermane ka investuar rreth 420 milionë euro në kuadër të angazhimit të suksesshëm në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës
Qeveria e Gjermanisë do të vazhdojë të mbështesë projektet në Kosovë, që kanë të bëjnë me fushën e energjisë, reformat në sektorin e financave publike si dhe në sistemin e drejtësisë. Kështu thuhet në një deklaratë për media të lëshuar nga ambasada gjermane në Prishtinë.
Kjo deklaratë vjen pas konsultimeve ndërqeveritare në mes të Kosovës dhe Gjermanisë të cilat u zhvilluan në Prishtinë dhe përfunduan me. Gjermania, siç u tha në kumtesë, është një nga donatorët më të mëdhenj bilateral në Kosovë.
Konsultime e këtij niveli mbahen me dyer të mbyllura një herë në vit ndërmjet përfaqësuesve të të dyja vendeve që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Konsultimet e marsit sivjet u zhvilluan pikërisht në jubileun e 15-të të tyre.
“Gjatë konsultimeve ndërqeveritare gjermano-kosovare mbi bashkëpunimin zhvillimor politik, që cilat u mbajtën më 25 mars 2014 në Prishtinë, qeveria gjermane u zotua për mbështetjen e mëtejshme të shtetit më të ri në Evropë, në mënyrë që të përmirësohen kushtet e jetës dhe të përparojë afrimi me BE-në”, thuhet në deklaratën për media.
Më tej thuhet se delegacionet e të dyja vendeve janë pajtuar për të forcuar bashkëpunimin në fushat e nxitjes së punësimit të të rinjve, sundimit të ligjit, zhvillimit të arsimit, si dhe sektorët e energjisë dhe menaxhimit të sistemit të ujërave të zeza.
Në sektorin e energjisë, Gjermania planifikon mbështetjen e qeverisë kosovare me mjete shtesë për ndërtimin e kapaciteteve të rrjetit të transmisionit të rrymës, që njëkohësisht të jepet edhe një kontribut në integrimin e tregut kosovar në tregun evropian të energjisë.
Arsimi luan një rol kyç në zhvillimin social dhe ekonomik. Për këtë arsye është parashikuar që në kuadër të një faze të re të projektit të mbështeten me mjete shtesë planet aktuale në fushën e arsimit bazë.
Po ashtu, nëpërmjet bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e financave publike është parashikuar përmirësimi i sundimit të ligjit. “Në këtë kuadër do të mbështeten institucionet kosovare me qëllim që me transparencë dhe në përputhje me standardet evropiane të ketë një angazhim në të mirë të popullatës”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Gjermane.
Ndryshe, Gjermania është një nga donatorët më të mëdhenj bilateral në Kosovë. Që nga fillimi i bashkëpunimit, në vitin 1999 qeveria gjermane ka investuar rreth 420 milionë euro në kuadër të angazhimit të suksesshëm në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026











