Shkurt.ch
Dhjetëra veta denoncojnë shtetasin maqedonas: U merrte para duke i mashtruar
Duke u folur për gjendjen e rëndë të tij ose të ndonjë familjari në nevojë, ai u ngjallte atyre mëshirë...
Policia Kantonale e St.Gallenit, në bashkëveprim me Prokurorinë Publike, javën e kaluar kanë kërkuar përmes një apeli publik nëse ka të dëmtuar të tjerë nga një person me shtetësi maqedonase, i arrestuar javë më parë si mashtrues i shumëfishtë. Pas kësaj, janë paraqitur dhjetëra persona të dëmtuar nga po ky njeri.
Personi 33-vjeçar i “vizitonte” nëpër shtëpitë e tyre në qytetin Wil të Kantonit St. Gallen viktimat që ua vinte syrin. Duke u folur për gjendjen e rëndë të tij ose të ndonjë familjari në nevojë, ai u ngjallte atyre mëshirë, shkruan polizeinews.ch. Në këtë mënyrë shumë persona i kanë dorëzuar atij shuma të mëdha të parave, transmeton albinfo.ch.
Pas apelit të bërë nga policia, gjatë javës së kaluar janë paraqitur disa dhjetëra qytetarë të tjerë të dëmtuar.
Nën drejtimin e Prokurorisë Publike të Kantonit të St. Gallenit, Policia Kantonale është duke i përpunuar denoncimet e grumbulluara dhe po merr sërish kontakt me personat e dëmtuar.
Personi i akuzuar vazhdon të mbahet në burgun për hetime, përcjell albinfo.ch. Për shkak të procedurës që është në vazhdim, tash për tash nuk mund të jepen më shumë detaje nga denoncimet që i janë bërë atij.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













