Futboll
Hadërgjonaj pret me padurim të debutojë për Kosovën
"Këtu është vendlindja e prindërve të mi dhe unë kam qenë në Kosovë sa herë që më është dhënë mundësia", deklaroi Florent Hadërgjonaj
Florent Hadërgjonaj e ka veshur për të herë të parë fanellën e Kombëtares së Kosovës. Këtë e ka bërë në takimin e sotëm që e pati me presidentin Agim Ademi, pasi ky i fundit ia bëri dhuratë me rastin e ardhjes në Kosovë për grumbullimin e ndeshjeve të qershorit kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, njofton faqja zyrtare e FFK-së.
Në takim ishin edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, menaxheri Bajram Shala dhe kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha. Në hyrje të selisë së FFK-së, Hadërgjonaj u prit nga një grup i Dardanëve, të cilët e brohoritën emrin e tij dhe e duartrokitën për vendimin e marrë javë më parë që t’i bashkohet familjes Dardane.
“Jemi të lumtur që e keni zgjedhur Kosovën, tani kur veçse është krijuar një grup jashtëzakonisht i mirë i futbollistëve dhe një atmosferë e shkëlqyeshme në ekipin kombëtar. Ne jemi bërë storie e suksesit jo vetëm tek populli ynë, por edhe në UEFA e FIFA, prandaj sigurisht se do të përjetosh ndjenja të veçanta me këtë fanellë”, ka theksuar presidenti Ademi, përcjell albinfo.ch.
Tutje presidenti ka thënë se përveç grupit të tifozëve ‘Dardanët’ i tërë populli është përkrah ekipit kombëtar. “Janë pikërisht lojërat dhe rezultatet e Kombëtares ato që i kanë dhënë adrenalinë popullit. Ne si FFK jemi duke e përmbushur misionin tonë, pasi po e prezantojmë në mënyrën më të mirë vendin tonë kudo që po paraqitemi dhe për këtë merita kanë të gjithë bashkëlojtarët tuaj”, është shprehur më tej Ademi.
“Kam ardhur më herët se lojtarët e tjerë në mënyrë që të integrohem më lehtë. Me padurim po e pres të filloj stërvitjet me bashkëlojtarët e mi të rinj dhe pa dyshim që kur vjen momenti për t’u paraqitur në ndeshjen e parë do të jetë një ditë e veçantë jo vetëm për mua, por për të gjithë familjen time. Këtu është vendlindja e prindërve të mi dhe unë kam qenë në Kosovë sa herë që më është dhënë mundësia, por tash do të jetë një ndjenjë krejt ndryshe ngase do ta përfaqësojë vendin e origjinës time”, është shprehur Hadërgjonaj.
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














