E-Diaspora
Artistja që futi çiftelinë në Filharmoninë e Hamburgut
Hava Bekteshi: "Në Elbphilharmonie, në Hamburg jam paraqitur me çifteli nën tingujt e këngës sime të bukur shqipe „Tingellon teli i Çiftelisë“! Kështu, çiftelia është parë e dëgjuar për herë të parë në një koncert të tillë madhështor”
Hava Bekteshi është një ekonomiste nga qyteti Neustadt afër Hamburgut, Gjermani. Ajo ka migruar nga Maqedonia në Gjermani, me prindërit, kur ka qenë vajzë 14 vjeçe.
Muzika autoktone shqiptare dhe instrumenti më i njohur shqiptar, çiftelia, ka qenë gjithmonë pjesë përbërëse e kohës së lirë në shtëpinë ku Hava është rritur, shkruan albinfo.ch. Në këtë mënyrë ky instrument është bërë që nga fëmijëria e hershme mjet për shprehjen e ndjenjave, mallit e dhembjes, edhe për Havën.
Me kohë, çiftelia e saj ka kaluar muret e shtëpisë dhe të familjes së saj, duke zënë gjithnjë më shumë vend edhe në shkolla, orkestra, mese artistësh, dhe kudo ku ekonomistja shqiptare ka gjetur mundësinë për ta bërë të njohur këtë pjesë të traditës shqiptare.
“Kam marrë pjesë në festivale të ndryshme, në bashkëpunime me muzicientë të zhanreve të ndryshme ku gjithmonë e kam përfshirë çiftelinë. Pastaj kam zhvilluar projekte me nxënës gjermanë, projekte në teatëro, si në Teatrin Gjerman “Deutsches Schauspielhaus” por dhe jashtë Gjermanisë, në qyettet si Venedik, Lyon, etj.”, thotë Hava Bekteshi për albinfo.ch.
Por, si kurorëzim të përpjekjeve të saj në këtë drejtim, Hava e konsideron paraqitjen në koncertin e realizuar bashkë me Filharmonë e famshme të Hamburgut (Elbphilarmonie). Kjo është realizuar të shtunën që shkoi, më 25 maj, në kuadrin e projektit “Stadtlied” (Kënga e qytetit) që u zhvillua në Hamburg.
“Mbrëmë në Elbphilharmonie, në Hamburg jam paraqitur me çifteli nën tingujt e këngës sime të bukur shqipe „Tingellon teli i Çiftelisë“! Kështu, çiftelia është parë e dëgjuar për herë të parë në një koncert të tillë madhështor”, shprehet Hava Bekteshi për albinfo.ch. “Ka qenë diçka kaq e pabesueshme dhe unë jam shumë mirënjohëse që pata mundësi të qëndroj në këtë skenë gjigante së bashku me kaq shumë artistë tjerë profesionistë”.
Ajo është zgjedhur si njëra ndër portagioistet e këtij komcerti madhështor. Për koncertin kanë raportuar edhe televizione të ndryshme gjermane, të cilat kanë bërë edhe portretin e Hava Beksteshit.
Koncertit në fjalë i ka paraprirë një përgatitje e gjatë dhe intensive përmes provave dhe punëtorive të ndryshme. Aty kanë marrë pjesë mbi 100 persona, të gjinive, moshave, profesioneve dhe prejardhjeve të ndryshme.
Qëllimi i këtij projekti të kurorëzuar me koncertin e madh ka qenë prezantimi i qytetit të Hamburgut si një qytet kozmopolit dhe laraman, të cilin e pasuron prania e një numri të madh komunitetesh me prejardhje të ndryshme.
https://www.facebook.com/eva.isetbek/videos/10219439078666457/
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht
















