Futboll
Mërgim Vojvoda nënshkroi kontratë katërvjeçare me Standardin
Standard Liege i Belgjikës, sipas mediumeve belge, të enjten ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me futbollistin e krahut të djathtë të Mouscronit, Mërgim Vojvodën.
Futbollisti i krahut të Kosovës bëhet futbollisti i dytë që transferohet te Standardi nga Mouscroni, pas mesfushorit Selim Amallah.
24-vjeçari Vojvoda pritet që së shpejti të zyrtarizohet si futbollist i Standard Lieges, pasi të gjitha testet mjekësore kanë përfunduar me sukses të enjten, transmeton albinfo.ch.
Sivjet Vojvoda me Mouscronin ka luajtur në 39 ndeshje në të gjitha garat, me një gol të shënuar e një asistim. Klubit Mouscron, Vojvoda iu bashkua në vitin 2016.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












