Lajme
Trupat zvicerane vlerësohen lartë nga popullata në Kosovë
Gjenerali i Swisscoy-t, Kiser: “Ne kemi mjetet më të mira në dorë, duke filluar me neutralitetin. Po ashtu kemi një prestigj të lartë sa i takon ndërmjetësimit"
Trupat zvicerane të stacionuara në Kosovë, të njohura me emri “Swisscoy” janë të fokusuara në veçanti në pjesën veriore të Kosovës, ku herë pas here shpërthejnë konflikte në mes të serbëve dhe shqiptarëve. Gjenerali Hubert Kiser është shef aktual i kontingjentit të Swisscoy-t në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Në një intervistë që ka dhënë për televizionin publik të Zvicrës SRF, Kiser flet për rrezikshmërinë që paraqet situata atje për trupat e tij dhe për paqen në vend.
“Në jug të Kosovës gjendja është e qetë dhe stabile. Edhe në veri është qetë por atje gjendja në mes të shqiptarëve dhe serbëve është megjithatë e tendosur . Në intervale të rregullta kohore ndodhin trazira të vogla. Kjo mund të shpjegohet me përjetimet në të kaluarën. Por një shkas tjetër është edhe shteti që kosovarët kanë ndërtuar (Kosova e pavarur) i cili në veri nuk pranohet nga banorët e etnisë serbe”, thotë Kiser për srf.
Pyetjes se çfarë bën Swisscoy për të qetësuar gjendjen ai i përgjigjet se kane në terren ekipe të ndryshme që ndërmjetësojnë në popullatën vendore. Swisscoy kërkon dialog me shkollat e vendit, me policinë dhe me organizatat publike. Ekipet masin pulsin në vendin e ngjarjes dhe ndërmjetësojnë në bisedime.
Ndërsa rreth mënyrës së reagimit të trupave të tij në rast shpërthimi të konflikteve ai thotë se sipas rregullit, në raste të tilla ato tërhiqen. “Ekipi njofton pastaj KFOR-in për incidentin, në mënyrë që situata të gjykohet paanshëm. Nëse paraqitet nevoja, KFOR-i ndërmerr veprimet tjera për të siguruar qetësinë”.
Numri i ushtarëve të Swisscoy-t është i vogël në krahasim me atë të trupave tjera aje. A mundet të ketë ai rol substancial në ruajtjen e paqes atje?, është pyetja tjetër për gjeneralin.
“Ndonëse jemi pak në numër, ne kemi mjetet më të mira në dorë. Kjo fillon që me neutralitetin tonë. Ne po ashtu kemi një prestigj të lartë sa i takon ndërmjetësimit dhe nuk kemi hipoteka nga e kaluara. Të gjitha këto bëjnë që ne të jemi shumë të vlerësuar dhe të pranuar nga popullata. Më tutje, ne kemi mjetet më të mira të transportit, si në rrugë tokësore ashtu dhe ajrore. Ne po ashtu zotërojmë mjete speciale për policinë ushtarake dhe për heqjen e minave.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












