Kosova
Arsyetimi i Veselit për përmendjen e emrit të tij në skandalin me fajde
“Nuk jam i përfshirë në aferën e videos, jap dorëheqje nëse vërtetohet e kundërta”, është shprehur Kadri Veseli
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas publikimit të video incizimeve ku shihen disa persona të dyshuar për vepra kriminale duke marrë para dhe duke u thirrur në emrin e tij, ka kërkuar përgjegjësi nga organet e rendit dhe drejtësisë, të cilat sipas videove të publikuara në media, i kanë pasur këto video qe 6 vite dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ligjor.
“Gjatë kësaj jave, disa media kanë publikuar video-materiale nga një rast i krimit të organizuar, ku është apostrofuar emri im nga protagonistët e incizimit, të cilët janë të dyshuar për krime të fajdesë, mashtrimit dhe krime të tjera të rënda. Dua të deklaroj se unë nuk kam të bëj asgjë me këtë rast dhe as me personat e përfshirë në këtë rast. Ky është një rast klasik i mashtrimit dhe i manipulimit, për çfarë jam i bindur se edhe organet e hetuesisë dhe të drejtësisë kanë qenë në dijeni me kohë”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli në konferencë për media, shkruajnë mediat kosovare.
Ai i siguruar se nëse del vetëm një indikacion i përfshirjes së tij në këtë aferë, është i gatshëm të japë menjëherë dorëheqje, por shtoi se kur të sqarohet e vërteta e kësaj ngjarje, dikush duhet të japë llogari penale dhe institucionale, përcjell albinfo.ch.
“Ky është morali im. Ky është besimi im jetësor. Kjo është politika ime. E them me siguri të plotë: emri im është keqpërdorur në këtë akt kriminal të mashtrimit. Kur të dalë e vërteta e kësaj, atëherë dikush duhet të japë llogari penale dhe institucionale. Pavarësisht a janë pjesë e policisë, sistemit të drejtësisë, ose politikës”, ka thënë Veseli, transmeton Indeksonline.
Kreu i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar të sqarohen disa çështje, që mund të ngritën natyrshëm nga ky rast dhe që ka të bëjë edhe me funksionimin e organeve dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë.
“Si është e mundur që për këtë rast të krimit të organizuar, që paska pasur fakte në vitin 2013, të ndërmerren veprime me 6 vjet vonesë? Kush është ai, ose ata persona që e kanë mbuluar këtë krim të organizuar për më shumë se 6 vjet? Kujt dhe për çfarë llogarie i është dashur kjo vonesë që paska mundësuar edhe mbulimin dhe mos-dënimin e veprave penale? Pse këto video-incizime kanë qenë në sirtarë të policisë apo të prokurorisë për kaq shumë vjet dhe nuk janë trajtuar në kohë dhe me veprime të duhura?”, ka thënë Veseli, duke shtuar se kësaj pune do t’i shkohet deri në fund.
“Videoja shpërfaq krimin në mënyrë të hapur, të qartë, për secilin qytetar, e lëre më për organet e drejtësisë. Këtu kemi të bëjmë me dy krime. Me krimin e bërë dhe krimin e fshehur. Gjashtë vjet të mbahet krimi i fshehur, është krim edhe më i madh. Pa asnjë dyshim, duket qartë se kjo është një skemë e krimit të organizuar dhe po ju siguroj se kësaj pune do t’i shkohet deri në fund. Deri në qartësimin e plotë të rastit dhe sjelljes para përgjegjësisë penale të të gjithë atyre që janë të përfshirë në keqpërdorimin dhe tentimin për njollosje të emrit tim. Dikush duhet të marrë përgjegjësi. Dikush duhet të përgjigjet për tërë këtë”, ka thënë Kryeparlamentari Kadri Veseli.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së












