Zhvillim
Dyqan online për shitjen e produkteve kosovare në botë
Produktet unike të prodhuesve kosovarë, veçanërisht veshmbathjet, stolitë, aksesorët...nëpërmjet platformës “Balkanspring.com” do të shiten në tregun botëror
Prodhuesit dhe dizajnerët kosovarë tash e tutje produktet e tyre mund t’i shesin edhe në diasporë. Këtë ua ka mundësuar kompania norvegjeze “Athene Project Management”, e cila ka hapur të hënën në Prishtinë, një dyqan online, “Balkanspring.com”, për t’i shitur produktet kosovare në tregun botëror.
Talenti dhe produktet unike të prodhuesve kosovarë, veçanërisht veshmbathjet, stolitë, aksesorët, etj siç u tha në konferencën për media, e kanë shtyrë Qeverinë e Norvegjisë për të nxitur eksportin nëpërmjet shitjen onlinnë, përkatësisht përmes projektit Balkanspring.com.
Balkanspring.com përfshinë prodhuesit, si Flutura Dedinja, Krenare Rakovica, Remzije Januzaj, kompaninë “Folkan Shqip”, etj, ku synimi kryesor është ti ofrojë këto produkte online drejt konsumatorëve anembanë botës, por edhe tek konsumatorët në Ballkan.
“Balkanspring.com është krijuar për të ndihmuar prodhuesit e Kosovës, për të zhvilluar më tej biznesin e tyre duke e zgjeruar tregun e tyre jashtë Kosovës”, tha Astrid Green Drejtoreshë Menaxhuese në Athene Project Management.
Sipas Green qëllimi i këtij projekti është që të thyhen barrierat dhe t’ju mundësohet kompanive të reja që për herë të parë ti shesin produktet e tyre në tregjet ndërkombëtare.
“Që nga sot ne kemi më shumë se 30 prodhues shqiptarë, serbë, goranë dhe romë, burra dhe gra të cilët kanë rënë dakord, që në këtë platformë, t’ia paraqesin botës prodhimet e tyre unike të punuar me dorë”, shtoi Green.
Këtë projekt, si jashtëzakonisht të rëndësishëm e vlerësoi edhe Jan Braathu, ambasador i Norvegjisë në Republikën e Kosovës.
“Është një gjë e madhe që gratë tani do të kenë platformën e tyre ku ato mund ti ofrojnë prodhimet e tyre në një treg më të gjerë, në fund të fundit tregu është mbret, tregu vendor, por nëse nuk keni një platformë për shitjen e produkteve tuaja atëherë tregu kurrë nuk do të di për to”, deklaroi ai.
Sipas ambasadorit Braathu, Balkanspring.com është një ide shumë inovative që është një gjë radikalisht e re për Kosovën.
“Në pjesën tjetër të Evropës marketingu në internet po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, në të vërtetë edhe në vendin tim njerëzit gjithnjë e më shumë janë duke blerë produkte përmes interneti, çdo gjë që nga rrobat, bizhuteritë, edhe produkte të mëdha, dhe ndonjëherë edhe vetura, kështu që kjo është e ardhmja dhe nuk ka asnjë arsye që Kosova tashmë në këtë moment në kohë, të mos përpiqet për të marrë pjesë në këtë të ardhme”, tha Braathu.
Braathu tha se diaspora e Kosovës është një mundësi e madhe për Balkanspring.com.
“Diaspora e Kosovës ofron një pikë hyrje në tregjet në të gjithë Evropën, sidomos në Zvicër, Gjermani dhe vendet skandinave”, deklaroi Braathu duke shtuar se qeveria norvegjeze për shumë vite është duke u përqendruar në zhvillimin e ndërmarrjeve në Kosovë.
Stilistja e njohur Krenare Rugova pronare dhe themeluese e brendit “Krenare Rugova” tha se është e nderuar që është pjesë e projektit Balkanspring.
“Balkanspring është gjë e re, e madhe, dhe është një privilegj i madh dhe një sukses i madh për mua si stiliste dhe për prodhuesit, stilistët tjerë që të kenë mundësi për të paraqitur punën e tyre, prodhimet jo vetëm në Kosovë, por edhe në tregun e madh të diasporës dhe në tregun evropian që është më i rëndësishmi”, tha Rugova.
Edhe Vesna Ordiq nga Asociacioni i Grave “SABOR” tha se Balkanspring.com paraqet një iniciativë të veçantë që do të ndihmojë për të zgjeruar tregun në Evropë dhe për të rritur prodhimin nga kompanitë që janë pjesë e këtij dyqan online.
“Balkanspring.com do të kontribuojë edhe tek gratë nga zonat rurale për shkak se ato nuk kanë qasje në treg, ku ato do të mund ti ofronin produktet e tyre”, deklaroi Ordiq.
Ndryshe, Balkanspring do të japë edhe një nxitje të re në treg për krijimin e bizneseve të mirëfillta në Kosovë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, në veçanti për prodhueset femra, punëdoret e të cilave janë tradicionalisht të njohura. Balkanspring.com është financuar nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











