E-Diaspora
Fifa: Shaqiri dhe të tjerët “mund të kalojnë” për Kosovën
De Gregorio, drejtor për komunikim në Fifa: “Mundësia që Shaqiri dhe të tjerët të kenë të drejtë për të luajtur për Kosovën është e madhe. Natyrisht nëse ata duan”
Përfaqësuesja zvicerane e futbollit, vazhdon të ketë një problem “kosovar”. Për herë të parë nga selia e futbollit botëror, Fifa vjen një përgjigje pohuese lidhur me atë se a mund të kalojnë në përfaqësuesen kosovare futbollistët me rrënjë shqiptare që sot luajnë për Zvicrën.
Gazeta “Blick” shkruan në versionin e saj online sot se “për herë të parë lidhur me problemin është pozicionuar edhe Fifa. Drejtori për komunikim është deklaruar kështu për gazetën: “Po, mundësia që Shaqiri dhe të tjerët të kenë të drejtë për të luajtur për Kosovën është e madhe. Natyrisht nëse ata duan”.
Në vazhdim gazeta shkruan për stadin ku ndodhet sot futbolli kosovar nga aspekti i pranimit të tij ndërkombëtar. Aty përmendet fakti se Kosova ende nuk është anëtare e Fifa-s dhe se për të qenë në këtë organizatë duhet që së pari shteti i Kosovës të pranohet në OKB dhe se dihen cilat janë kushte për këtë.
Në gjendjen aktuale, kur përfaqësuesja kosovare e futbollit lejohet të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare, sipas “Blick” futbollistët kosovarë të Zvicrës kanë të drejtë të luajnë pa pasur pasoja. Por, ajo më tutje citon Shaqirin i cili ka thënë se “nuk dëshiron të luajë ndeshje miqësore që kanë brenda një potencial të caktuar konflikti ose që mund të shkaktojnë probleme”. Por, ndërkohë Kosova synon të bëhet anëtare e FIFA-s dhe të marrë pjesë në kualifikimet për botërorin 2018. Shaqiri rreth kësaj thotë se “Në një rast të tillë do ta rishqyrtoj situatën”. Ngjashëm ka deklaruar për albinfo.ch edhe ylli tjetër shqiptaro-zviceran, Granit Xhaka.
Sipas Fifa-s rast i Kosovës mund të bëhet precedent. Drejtori për medie, De Gregorio thotë: “Do të kemi një pozicion të ri fillestar”. Nëse Kosova luan në kualifikimet për Botëror, Shaqiri dhe kosovarët tjerë mjafton të luajnë njëherë për Kosovën dhe pastaj nuk mund të kthehen më në kombëtaren e Zvicrës.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë










