Bota
Zgjedhjet në Austri do të mbahen në shtator
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka vendosur të prishë koalicionin me partinë populise të djathtë FPÖ. Ai këtë vendim ia ka komunikuar edhe presidentit të vendit, Alexander Van der Bellen, nga i cili ka kërkuar zgjedhje të reja, “në një kohë sa më të shpejtë të mundur”.
Sebastian Kurz është takuar sot në Vjenë edhe me presidentin dhe kanë shqyrëtuar së bashku mundësitë më të mira për dalje nga kriza qeveritare, pas publikimit të skandalit të liderit djathtist, Heinz-Christian Strache, i cili u ka premtuar oligarkëve rusë favore nga paratë e taksapaguesve austriakë, nëse ata e ndihmojnë në zgjedhje. Kurz tha se pas një video të këtillë, koalicioni nuk mund të vazhdojë, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Pas publikimit të videos më duhet të them: Mjaft më!”, tha Kurz para gazetarëve. Strache kishte premtuar gjatë fushatës së kaluar parazgjedhore se do t’u bënte favore sipërmarrjeve ruse, nëse ata e ndihmojnë në fushatë, që Kurz e ka komentuar si një pëprjekje për shpërdorimin e parave të taksapaguesve austriakë.
Presidenti Van der Bellen foli pas publikimit të videos për një veprim të turpshëm dhe veprim të papërgjegjshëm të autoriteteve austriake. Ai tha se kjo nuk do të pranohen dhe se mirëbesimi duhet të kthehet tek qytetarët, e kjo mund të bëhet vetëm me zgjedhje të reja. Presidenti vendosi pas takimin me kancelarin Kurz, që zgjedhjet e reja të mbahen në shtator. Mbetet të shihet se si do të funksionojë qeveria deri në shtator. Njëkohësisht krerët e partisë FPÖ duhet të japin shpjegime të hollësishme për akuzat.
Strache jep dorëheqje
Më parë shefi i partisë djathtiste FPÖ, zëvendës kancelari Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqje pas publikimit të skandalit. Krerët e opozitës kanë kërkuar menjëherë që të mbahen zgjedhje të reja. Dorëheqja e Straches nuk mjafton, tha kreu i listës së partisë SPÖ, për zgjedhjet evropiane, Andreas Schieder. Politika e Ausrisë ka nevojë për një ndryshëm rrënjësor, tha ai.
Para zyrës së kancelarit menjëherë pas publikimit të videos janë mbledhur rreth 7000 qytetarë, të cilët kanë kërkuar përfunidmin e mandatit të qeverisë së Kurzit, e cila është zgjedhur para një viti e gjysmë, në dhjetor të vitit 2017.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














