E-Diaspora
Gerta Miftari, 14 vjeçe, shkruan roman kriminalistik në gjuhën angleze
Është vetëm 14 vjeçe, por ajo ka shkruar tashmë një roman. Emrin e ka Gerta Miftari, me prejardhje nga Kosova dhe është nxënëse e shkëlqyer e gjinnazit të qytetit gjerman Landau
“Në pamje të parë Gerta Miftari duket si çdo vajzë tjetër e moshës së saj. Por, kjo nxënëse megjithatë ndryshon nga shokët dhe shoqet e klasës. Kjo për faktin se Gerta ka shkruar një roman. Bëhet fjalë për romanin kriminalistik “Coldhearted Mafia Boss” (shefi mafioz me zemër të ftohtë), shkruan pnp.de.
Romani ka mbi 90.000 fjalë, ndërsa, në varësi nga disenji, mund të shtrihet në 400 faqe dhe është shkruar në gjuhën angleze.
Tashti, Gerta është në kërkim të një botuesi – për të cilin ajo parapëlqen të jetë gjerman – që të mund ta ofrojë produktin e saj digjital edhe në formë të shtypur.
“Unë lexoj shumë”, thotë 14-vjeçarja, prindërit e të cilës vijnë nga Kosova, transmeton albinfo.ch. “Duke lexuar ndodh edhe të zemerohem kur gjërat që mua më pëlqejnë, nuk ndodhin në librat që i lexoj. Për këtë arsye unë shkruaj në mënyrën si më pëlqen mua. Ndërsa fantazia për një gjë ushqehet përmes leximit”.
Si medium për rrëfimin e saj, Gerta Miftari ka zgjehdur platformën online Wattpad, përcjell albinfo.ch. Këtë platformë e ka zbuluar përmes një teksti të publikuar në Instagram.
Tregimi i saj që ka për subjekt martesat me detyrim, përbëhet nga 54 pjesë.
Me pak fjalë, subjekti i romanit është ky: Clare Dixon, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Amerikë, ka prindër të pasur. Këta duan që, për të ruajtur perandorinë e tyre familjare, vajzën 20 vjeçe ta martojnë me detyrim me Daemon Thompson-in, pak më i vjetër se ajo. Ky është shef i një firme dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në botë, tansmeton albinfo.ch. Por Thompson është pjesëtar i mafias dhe përmes tij Clara kupton shumë gjëra për familjen e saj, që janë shokuese për të…
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













