Shqipëria
Anijet e NATO-s mbërrijnë në portin e Durrësit
Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe forcimit të bashkëpunimit mes vendeve anëtare, kanë mbërritur sot në portin detar të Durrësit dy fregata të grupit të gatshëm të reagimit të shpejtë të NATO-s (Standing NATO Maritime Group).
Komandanti i anijes flamurtare holandeze HNMLS Evertsen F-805, Boudewjn Boots, u shpreh i kënaqur për këtë vizitë që forcon më tej marrëdhëniet me Shqipërinë.
“Duhet ta vizitojmë më shpesh Shqipërinë, qëkur u bë anëtare e NATO-s. Me vjen mirë që jemi këtu bashkë me kolegët tanë shqiptarë dhe jemi gati të bëjmë çfarë është e nevojshme. Ne po bashkëpunojmë me të gjitha vendet anëtare për t’iu përgjigjur në kohë të gjitha detyrave dhe situatave që paraqiten”, tha Boudeëjn Boots, komandant i anijes holandeze, shkruan KK, përcjell Albinfo.ch.
Grupi i anijeve të gatshme të NATO-s është një forcë ndërkombëtare e përbërë nga anije të vendeve të ndryshme të aleancës që stërviten dhe kryejnë operacione si një grup i vetëm.
Përbërja e grupit varion nga kapacitetet detare të ofruara nga vendet kontribuuese në bazë rotacioni. Fregata holandeze dhe fregata kanadeze do të qëndrojnë në port nga 18-20 maj dhe vizita e tyre do të mbyllet me stërvitjen Passex.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











