Shqipëria
Basha nga Londra bën thirrje për protestat e 25 majit
Nga Londra ku zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Britani, Lulzim Basha bëri thirrje për pjesëmarrje maksimale në protesten e radhës që opozita do të ketë më 25 maj.
Ai shtoi se pjesëmarrja në protestë do të jetë vendimtare për fitoren finale të demokratëve dhe fundin e Edi Ramës.
“Nuk do të ketë më bir nëne të përsërisë për shqiptarët tragjedinë 50-vjeçare që i la 100 vjet pas, i izoloi dhe i ktheu në një rezervat në zemër të Europës. Një nga garancitë për këtë jeni edhe ju këtu, që i dini vlerat e Europës, siç i dinë edhe të afërmit tuaj në Tiranë. Ju ftoj të bëni gjithçka që ky aksion që sapo ka nisur të jetë sa më i madh, sa më i vendosur, sa më i fuqishëm, duke nisur me të shtunën e 25 majit. Bjeruni telefonëve, mobilizoni njerëzit, nxirrini në protestë. U kërkoni që të jenë ata, nëse nuk keni mundësi të shkoni vetë. Sa më e madhe pjesëmarrja, sa më i madh bashkimi, aq më të numëruara do t’i ketë orët Edi Rama”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












