Shqipëria
Kreu i Republikanëve francezë flet për negociatat për Shqipërinë
Ajo që pritej ndodhi. Çështja e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe sidomos hapja e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po përdoret për kapital politik në Francë.
Ish-ministri francez i Çështjeve Evropiane, Laurent Wauquiez, në qeverinë e François Fillonit në vitet 2010 dhe 2011 nga një mbështetës i zgjerimit, është kthyer në një kundërshtar të tij.
Sot kreu i Partisë Republikane të Francës, Wauquiez, akuzon presidentin Emmanuel Macron se po punon për zgjerimin e Bashkimit Evropian, shkruan Oraneës.
Gjatë një interviste për Franceinfo, Ëauquiez, garanton se në qershor do të çelen negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, shkruan Kohanet,
“Presidenti i Republikës propozon anëtarësimin e Shqipërisë. Unë mendoj se ky është një gabim i rëndë. Është një shtet i njollosur nga korrupsioni. Negociatat me Shqipërinë do të hapen në qershor, por ne do ta kundërshtojmë këtë me veto”, tha Ëauquiez gjatë intervistës.
Pikërisht për të shmangur qëndrime të tilla radikale nga euroskeptikët, udhëheqësit kryesorë të BE-së, mes tyre Merkel dhe Macorn, nuk pëlqyen ta trajtojnë çështjen e hapjes së negociatave gjatë samitit të Berlinit, duke e shtyrë vendimmarrjen pas zgjedhjeve evropiane të fundmajit apo në vjeshtë.
Në intervistën e tij, kreu i Partisë Republikane të Francës, thotë gjithashtu se zgjerimi është një gabim dhe një prej shkaqeve kryesore të dobësimit të bllokut.
Brukseli ka hasur probleme me shtete si Polonia, Hungaria, Rumania dhe Kroacia, anëtarësimi i të cilave tani pas shfaqjes së problemeve konsiderohet i parakohshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













