Shkurt.ch
Çfarë të bëni kur ndjeheni të lodhur nga mësimi i gjuhës gjermane në Zvicër

Kur u zhvendosa për herë të parë në Zvicër, unë isha shumë e emocionuar të mësoja një gjuhë të re, sepse dëshiroja të isha pjesë e komunitetit. Si një banore e Bazelit, dukej sikur edhe Kantoni ishte i prirur për të mësuar gjermanisht, pasi më dhanë gjashtë javë mësime falas të gjuhës, përcjell albinfo.ch.
Pas disa javësh të mësimeve intensive në nivelin A1, gjërat filluan të vështirësohen, theksi im ishte i tmerrshëm dhe struktura gjermane e fjalisë më ngatërronte.
Mësuesja më prezentoi një gramatikë të vështirë gjermane, të njohur si ‘Deklaratat Gjermane‘, kështu që vendosa t’i ndaloj mësimet intensive. Në vend të kësaj, unë zgjodha të mësoj dy ditë në javë dhe tani një vit më vonë, pasi ardhjes në në Bazel, unë jam në gjysmë të rrugës të A2 dhe ndjehem shumë e dekurajuar.
Pas bisedës me banorët e tjerë ndërkombëtarë dhe shokët e mi të klasës, mësova se pengesat me të cilat ballafaqohesha ishin shumë të zakonshme, përcjell albinfo.ch.
Pengesat që mund t’i keni në mësimin e gjuhës gjermane në Zvicër:
- Zviceranët flasin gjuhën gjermane, me një dialekt totalisht i ndryshëm nga gjermanishtja standarde, gjë që e bën të vështirë të praktikosh në jetën e përditshme
- Shumica e njerëzve në Zvicër flasin anglisht, kështu që është më e lehtë për të shpjeguar gjërat në gjuhën angleze (kur të huajt përpiqen të flasin gjermanishtën standarde, vendasit shpesh përgjigjen në gjuhën angleze)
- Si shumica e gjuhëve, gjermanishtja nuk është e lehtë për t’u mësuar si një i rritur.
“Shumë të huaj shpesh heqin dorë nga mësimi i një gjuhe të re në Zvicër, sepse ata besojnë se do të kthehen në vendin e tyre, por 70 për qind e tyre në fakt banojnë në Zvicër për më shumë kohë se sa kishin synuar . Prandaj është e rëndësishme të mos heqni dorë”, përcjell albinfo.ch.
Si të kapërcejmë dyshimet dhe të vazhdojmë të mësojmë gjermanisht:
- Zviceranët pëlqejnë të ruajnë dialektin e tyre dhe, edhe pse mësojnë gjermanishten standarde në shkollë dhe mund ta flasin dhe ta shkruajnë, për Zvicrën, gjermanishtja standarde cilësohet si shumë formale.
- Edhe pse njerëzit flasin anglisht në Zvicër, ju duhet të vazhdoni të flisni gjermanisht dhe të përgjigjeni në gjermanisht. Kjo është mënyra më e mirë për të mësuar.
- Është e rëndësishme të gjeni klasat e duhura dhe të mos keni frikë të flisni.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz