Shkurt.ch
Ligji për armët dhe rreziku nga dalja e zonës Shengen
Qeveria zvicerane ka paralajmëruar se legjislacioni i ri është vendimtar për mbajtjen e një numri të traktateve me BE-në
Zvicra do të votojë të dielën (19 maj) nëse do të sjellë ligjet e armëve të vendit në përputhje me legjislacionin e BE-së, me qeverinë duke paralajmëruar se një “jo” mund të kërcënojë marrëdhëniet me bllokun.
Një kërkesë nga Bashkimi Evropian që Zvicra t’i ashpërson ligjet e saj të armëve ka shkaktuar një debat të rrallë kombëtar mbi pronësinë e armës së zjarrit në kombin, e cila ka një kulturë të thellë me armë, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërsa qeveria zvicerane ka paralajmëruar se legjislacioni i ri është vendimtar për mbajtjen e një numri të traktateve me BE-në, përcjell albinfo.ch.
Brukseli ndryshoi ligjet e veta të armëve dy vjet më parë pas një valë sulmesh terroriste vdekjeprurëse në të gjithë Evropën, duke ndaluar disa lloje të caktuara të armëve të zjarrit gjysmë automatik.
Zvicra nuk është anëtare e BE-së, por është e lidhur me bllokun nëpërmjet një sërë marrëveshjesh dypalëshe të ndërlidhura, përcjell tutje albinfo.ch.
Berna ka paralajmëruar se një votim “jo” do të shkaktonte përjashtimin e Zvicrës nga rajoni i udhëtimit pa viza i Shengenit dhe marrëveshjet e Dublinit që rregullonin procesin e kërkimit të azilit për Evropën.
Kjo do të kishte pasoja të mëdha për sigurinë, azilin dhe, madje edhe turizmin dhe do t’i kushtonte vendit “disa miliardë franga zvicerane çdo vit”.
Votuesit duket se i kanë kushtuar vëmendje paralajmërimeve. Sipas anketës më të fundit të “gfs.bern”, 65 përqind e të anketuarve mbështetin ndryshimin e ligjit, krahasuar me 34 përqind që e kundërshtuan atë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore













