Shqipëria
Tanushi shpallet “Dëshmor i Atdheut”, nesër ditë zie në Shqipëri
Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka nderuar major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, duke e shpallur “Dëshmor i Atdheut” dhe duke e shpallur ditën e enjte, 16 maj, ditë zie kombëtare.
Për nder të Tanushit, ditën e enjte në Shqipëri në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë, raporton tch.
Homazhet në nder të dëshmorit të atdheut do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë nga ora 10:00-12:00.
Më pas, po në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder të major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













