Bota
Zgjedhjet për Parlamentin Europian, 400 milionë evropianë votojnë më 23-26 maj
Rreth 400 milionë evropianë nga 28 vende të Bashkimit Europian do të shkojnë në votime më 23-26 maj për të zgjedhur ligjvënësit që do t’i përfaqësojnë në Parlamentin Europian për pesë vjetët e ardhshme.
Maratona e votimit në Europë fillon më 23 maj në Holandë dhe në Britani, nëse kjo e fundit do jetë akoma në BE deri atëherë.
Votuesit në Irlandë do të votojnë më 24 maj. Ata në Republikën Çeke, Letoni, Maltë dhe Sllovaki votojnë më 25 maj dhe 21 vendet e tjera të BE-së votojnë më 26 maj.
Votuesit në çdo vend të BE-së zgjedhin disa prej 751 ligjvënësve në Parlamentin Europian me seli në Bruksel dhe Strasbourg, Francë, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Ky numër do reduktohet në 705 vende, nëse Britania miraton marrëveshjen e Brexit para fillimit të zgjedhjeve.
Vendet në Parlamentin Evropian ndahen bazuar proporcionalisht me popullsinë e një kombi. Qipro, Luksemburgu dhe Malta kanë më pak vend, me 6 secila. Ndërsa Gjermania zë 96 vende.
Rezultatet e çdo kombi do të dalin më 26 maj, pasi qendra e fundit e votimit të jetë mbyllur.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










