Kosova
Sa para të falsifikuara janë konfiskuar në Kosovë
Disa prej indikatorëve për dallimin e mallrave të falsifikuara janë çmimi shumë më i ulët në krahasim me produktin origjinal, kualiteti, etiketat e paketimi
Nën dyshimin për falsifikim të mallrave dhe markave tregtare, Dogana e Kosovës, vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, ka zbuluar dhe konfiskuar mallra të llojllojshme në vlerë prej afër 1 milion euro.
Falsifikimi i mallrave përbën shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale e industriale.
Sipas të Doganës, në mesin e produkteve më të prekura nga falsifikimet në Kosovë, janë veshmbathjet, produktet kozmetike, produktet ushqimore dhe pijet, medikamentet, telefonat mobilë, pajisjet elektrike dhe pjesët rezervë për automjete, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Në një përgjigje me shkrim të këtij institucioni, thuhet se në periudhën janar-prill 2019, janë zbuluar 155 raste nën dyshimin për shkelje të pronësisë intelektuale.
“Dogana e Kosovës në periudhën janar-prill 2019, ka zbuluar 155 raste për mallrat në sasi prej 81, 152 copë dhe vlerë prej 1 milion euro, ku prej të cilave është konfiskuar malli në sasi prej 25, 069 copë dhe vlerë prej 910,849.00 euro”, thuhet në përgjigjen e Doganës, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, gjatë vitit të kaluar ky institucion publik, që pos kontrollit të importit e eksportit, ka për detyrë edhe mbrojtjen e ekonomisë, markave tregtare dhe biznesit legal nga konkurrenca e pandershme, ka zbuluar 381 raste dhe ka konfiskuar mallra të falsifikuara në vlerë rreth 2 milionë euro.
“Dogana e Kosovës, gjatë vitit 2018 ka zbuluar 381 raste për mallrat në sasi prej 226, 337 copë dhe vlerë mbi 2 milionë euro, nën dyshimin se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, ku prej të cilave është konfiskuar malli në sasi prej 161, 139 copë dhe vlerë përafërsisht 2 milionë euro”, thuhet tutje në përgjigjen e këtij institucioni.
Përveç produkteve false, të cilat në formën e gatshme arrijnë në tregun e Kosovës, një pjesë prodhohen dhe përpunohen edhe në punëtori e fabrika të improvizuara brenda territorit të Kosovës.
Lidhur me këtë veprimtari, vitin e kaluar Dogana ka zbuluar dhe dorëzuar kallëzim penal për një fabrikë të vogël këpucësh ku falsifikoheshin marka të njohura botërore.
“Vitin e kaluar gjatë një kontrolli, Dogana e Kosovës ka zbuluar një mini-fabrikë, në të cilën janë hasur mallra të prodhuara me marka tregtare false. Gjatë kontrollit janë ndalur dhe sekuestruar 986 palë këpucë dhe patike të markave tregtare të njohura ndërkombëtarisht (Louis Vuitton, Levi’s, Adidas, Prada,Timberland, Gucci), makinë për vënien e tiketave dhe mall parafabrikat 30 kg (tiketa të ndryshme të markave dhe mbathje të ndryshme të papërfunduara si, Nike, Adidas etj). Lidhur me rastin është dërguar kallëzimi penal në Prokurorinë kompetente”, vazhdon shpjegimi në përgjigjen e Doganës.
Në Policinë e Kosovës, e as Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me rastet e falsifikimit të mallrave e brendeve dhe llojet e produkteve më të prekura.
Ndërsa, Doruntina Gashi, zyrtare për Marrëdhënie më Publikun në Odën e Afarizmit të Kosovës, thotë se me gjithë lëvizjet pozitive për luftimin e këtij fenomeni pas presioneve ndërkombëtare, institucionet shtetërore ende kanë punë për të bërë.
“Ndërsa, sa u përket kompanive prodhuese, prodhuesit duhet të adresojnë në kompani të pavarura juridike për të mbrojtur brendet e tyre, ose zyrat e licencuara nga ministria, e cila kryen këto shërbime në mënyrë që të mbrojmë brendet në shtetin tonë, dhe në këtë formë do të jenë të mbrojtura nga çdo keqpërdorim tjetër që mund të ju bëhet”, thotë Gashi.
Disa prej indikatorëve për dallimin e mallrave të falsifikuara janë çmimi shumë më i ulët në krahasim me produktin origjinal, kualiteti, etiketat e paketimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen Derisa procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë ka hyrë në javën e fundit, kryeministri Albin...
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë