Lajme
Ballkan, liria e medieve e kufizuar
Organizata “Reporterët pa kufij” me seli në Paris, shtetet e Evropës Juglindore i vendosë ndërmjet vendit 34 e 114 në raportin për lirinë e medieve
Shtetet e Ballkanit nuk qëndrojnë edhe aq mirë sa i përket lirisë së medieve. Kështu të paktën vlerëson Organizata “Reporterët pa kufij” me seli në Paris, e cila në raportin më të ri botuar të mërkurën, shtetet e Evropës Juglindore i vendosë ndërmjet vendit 34 e 114.
Sipas “Reporterëve pa kufij” Kosova është klasifikuar në vendin e 80-të, duke shënuar kështu përparim për 5 vende nga viti i kaluar, kur ishte në vendin e 85-të.
Prej vendeve të rajonit, Shqipëria është në vendin e 85-të, ndërsa Maqedonia ka shënuar rënie prej vendit të 116-të, në venin e 123-të.
Klasifikimin më të mirë nga vendet e Ballkanit, në raportin “Indeksi i Lirisë së Shtypit në Botë”, e ka Sllovenia e cila qëndron në vendin 34. Serbia është në vendin e 54, Kroacia është e 65-ta, Bosnjë Hercegovina e 66-të, ndërsa Mali i Zi plasohet në vendin e 114-të.
Në krye të listës, gjenden Finlanda, Holanda, Norvegjia, Luksemburgu dhe Andorra, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rënie duke u plasuar në vendin e 46-të, ndërsa një vit më parë ishin në vendin e 13.
Në listë gjenden gjithsej 180 shtete dhe territore, ndërsa në fund të listës janë Turkmenistani, Koreja Veriore dhe Eritrea.
Në raportin për Maqedoninë thuhet se ky vend edhe pse po përballet me reformat në përputhje me rekomandimet e BE-së, pra ka shqetësim me lirnë e medieve.
Reporterët pa Kufij përmendin arrestimi i gazetarit Tomislav Kezharovski, i cili gjendet në arrest shtëpiak, i dënuar me 4 vite e gjysmë burg për publikimin e një dëshmitari të mbrojtur. Po ashtu në raport përmendet edhe gazetari Zoran Bozhinovski, i cili është i arrestuar në Serbi, nën akuzën për spiunim.
Para Maqedonisë, më së keqi është ranguar Turqia në vendin e 154.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës Ndërkohë, në hyrje të Kosovës, pritjet janë përgjithësisht më të shkurtra.... -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











