Turizëm
Hapet resorti më i shtrenjtë në botë
Resorti më i shtrenjtë në botë është hapur, dhe, siç mund të pritet, të lë pa fjalë jo vetëm me bukuritë, por edhe me çmimin. Resorti quhet “Ishulli Privat Banva” dhe një natë aty kushton 100 mijë dollarë.
Resorti është në arkipelagun Palavan, në Filipine, që shihet si fronti i fundit ekologjik. Koha këtu duket sikur ndalon, dhe temperatura bien shumë rrallë nën 30 gradë Celsius, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Jo vetëm që është 100 mijë dollarë nata, por qëndrimi më i shkurtër lejohet për jo më pak se tre ditë. Është i gjithi ishull privat, dhe ka vetëm gjashtë vila, që garanton privatësi. Aty shërbehet ushqim i freskët që rritet dhe mblidhet në zonat rreth e rrotull.
Resorti ka vetëm gjashtë vila, dhe secila ka pishinën e vet të modelit “Pafundësi”. Ishulli ka një qendër relaksi “Spa”, ku ofrohen shumë shërbime të përfshira në çmim. Ishulli është i veçuar dhe mënyra më e mirë për të udhëtuar atje është me helikopter.
Mobilimi është modern dhe shik, me kombinime ngjyrash qetësuese. Resorti ka dhe fusha golfi prej të cilave mund të shënjestrosh objektiva që pluskojnë në ujë.

E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














