Turizëm
40 milionë euro për zhvillimin e turizmit në Shqipëri
Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë ndarë 40 milionë euro për zhvillimin e turizmit për Shqipërinë.
Ky program do të ndihmojë në promovimin e burimeve natyrore, trashëgimisë sociale dhe kulturore, transmeton albinfo.ch.
Programi po ashtu synon të rrisë kontributin e turizmit cilësor dhe të qëndrueshëm në rritjen ekonomike dhe konkurrencën e rajoneve shqiptare, duke rritur cilësinë dhe qëndrueshmërinë e ofertës turistike në katër zona si Berat, Korçë, Fier dhe Shkodër.
“Jam krenar që BE-ja po investon 40 milionë Euro, në bashkëpunim të shkëlqyer me BERZH-in, për të nxitur rigjenerimin dhe zhvillimin ekonomik në Shqipëri. Zhvillimi turistik është sigurisht një mjet për të rritur përvojën e vizitorëve dhe cilësinë e jetës së komuniteteve pritëse”, ka thënë ambasadori i BE-së në Tiranë.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












