Milot Rashica është një nga yjet që po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare. Rashica është shndërruar në lojtar kyç për Werder Bremenin, si me gola, ashtu edhe me asistime, përcjell albinfo.ch.
Por, në stërvitjen e fundit me skuadrën gjermane, ai është dashur të largohet para kohe, për shkak të një shqetësimi.
Kështu paraqitja e tij ndaj Werder Bremenit mbetet në dyshim. Ai në këtë edicion ka shënuar nëntë gola.
“Milot Rashica u desh të ndërpres stërvitjen e sotme për shkak të një problemi në kofshë”, shkruan në njoftimin e Werder Bremenit në Twitter.
Lajmin e ka konfirmuar edhe trajner Florian Kohfeldt, i cili shpreson që lëndimi të mos jetë aq serioz.
“Miloti është lënduar gjatë stërvitjes, por nuk mund të them asgjë më shumë”.
⚽️? @milotrashica #Werder pic.twitter.com/jc37AvhiDi
— SV Werder Bremen (@werderbremen) April 30, 2019
Personalupdate: @milotrashica musste das heutige Training, aufgrund von Hüftproblemen abbrechen! Florian #Kohfeldt: „Ich gehe davon aus, dass es nichts Schlimmeres ist!“#Werder pic.twitter.com/HWLlA4EJqu
— SV Werder Bremen (@werderbremen) May 1, 2019