Shkurt.ch
Zvicër: Firma gjermane lëshon certifikata mjekësore nëpërmjet WhatsApp-it
Punonjësit në Zvicër në përgjithësi duhet të ofrojnë një certifikatë mjekësore nëse nuk janë në punë për më shumë se dy ditë, ndonëse ky afat kohor nuk është përcaktuar me ligj, përcjell albinfo.ch.
Disa punëdhënës duan një certifikatë që nga dita e parë që ju mungoni, ndërsa të tjerët nuk do t’ju kërkojnë të jepni një certifikatë për sëmundje të vogla.
Marrja e një certifikate mjekësore në Zvicër do të thotë në përgjithësi të vizitosh një ordinancë të mjekut dhe të paguash një tarifë rreth 65 frangash zvicerane (57 euro), sipas të përditshmes zvicerane Tages Anzeiger, përcjell albinfo.ch.
Punonjësit janë përgjegjës për pagimin e asaj shume.
Por firma gjermane AU-Schein.de tani ofron certifikata nëpërmjet WhatsApp për vetëm 9 €.
Për të marrë një certifikatë, njerëzit thjesht duhet t’u përgjigjen një sërë pyetjesh nga një mjek virtual rreth simptomave të tyre. Nëse përgjigjet e tyre sugjerojnë se janë të sëmurë, një certifikatë mjekësore sigurohet nëpërmjet WhatsApp-it, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht, shërbimi është i kufizuar për njerëzit me ftohjet e zakonshme dhe pacientëve u jepet maksimalisht tri ditë pushim.
Kreu i shëndetësisë me Shoqatën Mjekësore Zvicerane (FMH) paralajmëroi se shërbimi nuk i plotësonte “standardet e cilësisë” dhe se kishte probleme në çështjen e mbrojtjes së të dhënave
Ndërkohë, zëdhënësja e Federatës së Punëdhënësve Zviceranë, Daniella Lützelschwab, tha se punëdhënësit në përgjithësi kanë shumë besim te punonjësit kur bëhet fjalë për mungesat për shkak të çështjeve të vogla shëndetësore.
Por ajo tha se kjo mënyrë mund të rrezikonte këtë marrëdhënie besimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











